Gjithçka që na duhet të dimë për Android Go, sistemin e ri nga Android

Gjithçka që na duhet të dimë për Android Go, sistemin e ri nga Android


Google së fundmi ka prezantuar Android Go, projekti i ri software dizenjuar për tregjet e vendeve në zhvillim. Android Go ose Android Oreo (Go edition) tashmë ka një seksion të vetin edhe në website e sistemit.

Çfarë është Android Go?

Në esencë, është një version i lehtë i Android Oreo, i optimizuar në 3 seksione kryesore: sistemi në vetvete, Google Play Store, dhe aplikacionet. Ai është riimagjinuar dhe ndërtuar që funksionojë sa më mirë në sa më pak hardware.

Sistemi operativ

Sistemi është i bazuar tek Oreo, por i përshtatur që të punojë sa më mirë në smarphone me 1GB RAM ose më pak. Ai zë vetëm gjysmën e hapësirës që Nougat, duke i favorizuar smarphone me pak storage.

Thuhet se Android Oreo (Go edition) punon me aplikacionet 15% më shpejt se sistemet e mëparshme të Android. Sistemi madje është i paisur vetë me Data Save duke shpenzuar kështu më pak internet.

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

Aplikacionet

Ashtu si edhe vetë sistemi, Google ka zhviluar aplikacione që punojnë lehtë në sistem. Kompania ka ridizenjuar G Suite për tiu përshtatur sistemit. Këto aplikacione, kërkojnë 50% më pak hapsirë se sa versionet e tyre të zakonshme. Këtu përfshihen: YouTube Go, Google Maps Go, Gmail Go. Gjithashtu, edhe Google Assistant Go.

Ndërkohë, ka prezantuar edhe dy aplikacione specifikisht për Android Go: Google Go dhe Files Go.

Google Go është një version i modifikuar i Google Lite. Kurse Files Go, është një menaxhues i file dhe na ndihmon të lirojmë hapësirë në celular.

Me prezantimin e “Building for billions”, zhvilluesit në të ardhmen do të mund të ndërtojnë aplikacione vetëm për Android Go.

Play Store

Aplikacionet e regjistruara nga prodhuesi janë një nisje e mirë për sistemin. Por gjërat komplikohen kur sistemi, do të haset me kushtet e jetës reale. Për këtë përdoruesit e sistemit, do të kenë një version të veçantë të Play Store. Ata do të kenë akses tek të gjitha aplikacionet, por, do të kenë një seksion me aplikacione të rekomanduara për sistemin në veçanti.

Cilat janë disa nga disavantazhet e sistemit?

Folëm për të gjitha gjërat pozitive, por janë disa ndryshime, të cilat e diferencojnë Go edition nga Oreo i zakonshëm.

Përshëmbull, këto janë disa nga problemeve që do të haset me Data Saving Mode të Chrome:

  • Data Saver nuk punon nëse nuk jemi në faqe të sigurta (httpS://)
  • Data Saver nuk punon në Incognito mode
  • Disa website do të kenë probleme të gjejnë vendndodhjen tënde
  • Disa imagje nuk do të duken mirë
  • Website e kufizuara në grupe të caktuara, si përshëmbull kompania, ndoshta nuk do të hapen

Janë pikërisht këto të cilat i diferencojnë dy sistemet e ngjashëm me njëri-tjetrin, por edhe ndryshëm.

Sisteme të tilla, do ti japin mundësinë të gjitha kompanive që të ndërtojnë produkte të reja të cila mund të punojnë shumë mirë me Android Go, dhe të ofrohen për çmim të ulët. Google tashmë i ka hapur rrugën të gjitha kompanive drejt rritjes dhe shtrirjes së tyre në ë shumë tregje dhe klientë.

Burimi: Android Authority

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0