Gjirafa lançon “Amazon” e Kosovës – Gjirafa50 - Business Magazine Albania

Gjirafa lançon “Amazon” e Kosovës – Gjirafa50


Kompania Gjirafa ka lançuar Gjirafa50, një platformë e-commerce që ofron një varietet produktesh dhe brandesh, që mund të blihen online dhe mund të shpërndahen në Kosovë falas për 24-72 orë.

Duke punuar në drejtim të misionit të saj për të “rritur ekonominë e internetit të Ballkanit”, Gjirafa ka filluar të investojë gradualisht në fushën e e-commerce, e cila është një nga dy aktivitetet e tij të tjera, duke përfshirë kërkimin dhe reklamat online.

Gjirafa50 synon të përmirësojë blerjet online në Kosovë, me një gamë të gjerë produktesh, që kanë çmime konkurruese dhe që përfshijnë shpërndarjen në të gjithë vendin.

Në vitin 2012 ka patur përpjekje nga vende si shitblerje.com, blej24.com ose eBlej.biz, shumica e të cilave nuk punojnë më. Konkurrent kryesor për Gjirafa50.com ka mbetur Smardonline, e cila ka qenë në treg për një kohë mjaft të gjatë dhe ishte një nga forcat kryesore shtytëse të pagesave në internet në Kosovë.

Meqënëse Paypal ende nuk funksionon në Kosovë dhe pagesat online janë të kufizuara, blerësit e Kosovës shkojnë në ASOS ose Aliexpress.com për blerje online dhe sipas një raporti nga viti i kaluar nga Zyra e Postës së Kosovës, ka pasur më shumë se 100.000 porositje në internet, vetëm në gjysmën e parë të vitit, duke treguar një prirje të qëndrueshme dhe në rritje për blerje online në kombin më të ri të Evropës.

Çfarë ofron Gjirafa50.com:
Gjirafa50 thotë se do të konkurrojë me cilësi dhe produkte origjinale, si dhe me siguri, besueshmëri, pagesa online dhe shpërndarje në shtëpi. Disa prej markave deri më tani përfshijnë Apple (iPhone, Mac), Lenovo, Asus, Canon, Sony, Beats by Dre, etj

Ka tre opsione për transportin, duke përfshirë shpërndarjen standarde falas, GjirafaSWIFT që është një shërbim premium dhe shpërndan produktin brenda 24 orëve për konsumatorët ose ata mund të vendosin të shkojnë dhe t’a marrin produktin vetë.

Gjirafa50 mund të zgjerohet me shpejtësi në Shqipëri, por ne do t’ju bëjmë me dije sapo të marrim një informacion më shumë.

Burimi: digjitale.com 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

✨ Thënia e ditës
“Mos pranoni thërrimet. Kemi lindur gra dhe jo milingona.”
— Marilyn Monroe
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0