Gjirafa AdNetwork, rrjeti për reklamat shqiptare në internet - Business Magazine Albania

Gjirafa AdNetwork, rrjeti për reklamat shqiptare në internet


Nëse menaxhon një faqe interneti, sigurisht që numri i vizitorëve është gjëja më e rëndësishme për ty. Përpiqesh çdo ditë për ta optimizuar, për të ofruar vizitorë të rinj dhe të mos humbësh ata të vjetrit, të rregullosh gjithmonë problemet e pashmangshme, të monitorosh serverin, e të tjera e të tjera…

Dhe pasi sheh se si vizitorët shtohen nga dita në ditë duke shpërblyer gjithë mundin tënd, vëren se edhe kostot rriten dhe tashmë ke nevojë të fitosh të ardhurat e merituara.

Po a është e lehtë? A ja vlen kjo sipërmarrje, apo je lodhur më kot?

Sigurisht që për tregun shqiptar ka qenë shumë e vështirë të nxjerrësh të ardhura nga interneti. Disa menaxherë faqesh interneti mund të pretendojnë se fitojnë nga klikimet për rrjete reklamimi në gjuhë të huaja, por në fakt, vlerësimi i klikimeve nga IP shqiptare për faqe të huaja është pothuajse zero.

Disa të tjerë mund të thonë se fitojnë mjaftueshëm nga banerat e kompanive shqiptare, por e vërteta është, se po të mos njohësh ndonjë drejtor që ka në dorë firmën për kontratën, klikimet e tua janë të barabarta me zero.

Disa të tjerë presin me sytë nga Google AdSense, se ndoshta mund të aprovojë edhe rrjetin e reklamave në shqip së shpejti, edhe pse janë bërë kërkesa të shumta duke u mbështetur vetëm tek shifra e 10 milionë shqipfolësve. Por përgjigjia sigurisht që është jo. Pse? Sepse bizneset jashtë hapësirës shqiptare nuk kanë pse paguajnë reklamën në faqet me përmbajtje shqip, ndërsa bizneset shqiptare shpenzojnë shifra të papërfillshme.

Por duket se gjërat po ndryshojnë për mirë. Para pak muajsh, Gjirafa.com, një prej sipërmarrjeve më të suksesshme shqiptare në internet, ka aktivizuar shërbimin më të ri “AdNetwork”. Edhe pse në fazë zhvillimore Beta, projekti i Gjirafa.com është i qartë për synimet e tregut të reklamave online dhe mund ta cilësojmë qysh tani të sukseshëm. AdNetwork lidh në një mënyrë të thjeshtë dhe efikase të gjithë reklamuesit (bizneset apo personat që duan të reklamojnë) me publikuesit (pronaret e web faqeve shqiptare).

Gjirafa-AdNetwork-rrjeti-për-reklamat-shqiptare-në-internet-businessmag

Çfarë është Gjirafa AdNetwork?

• Gjirafa AdNetwork është platfoma më e avancuar dhe me rritjen më të shpejtë, që garanton reklamim të suksesshëm te miliona përdorues shqiptarë të Internetit.
• Nëpërmjet algoritmit mund të shfaqni reklamën në hapësirat e përcaktuara, sipas targetit që përcakton reklamuesi.
• Mundëson të targetoni reklamën tuaj duke u bazuar në disa përcaktime, si: shteti, qyteti, preferencat e konsumatorëve për fusha të ndryshme, profilit të zgjeruar të konsumatorëve etj.
• Monitoroni fushatën tuaj në kohë reale për të mësuar se sa persona kanë vizituar, klikuar, apo kërkuar shërbimet/produktet tuaja.
• Optimizoni buxhetin tuaj të marketingut duke investuar vetëm në bazë të rezultateve.
• Krijon përmbledhje të treguesve kryesorë që dëshmojnë efektshmërinë e fushatës suaj.
Mos humb asnjë minutë të çmuar. Ndërsa mendohesh ta provosh apo jo, vizitorët në faqen tënde vijnë e ikin. T’i dërgosh vizitorët në një faqe tjetër shqiptare, që ka nevojë të fuqizojë brandin, apo të zgjerojë tregun është një shërbim që të nxjerr dyfish të fituar: fiton para dhe ndihmon në zgjerimin e tregut shqiptar, pjesë e të cilit je dhe ti. Regjistrohu tani!

Gjirafa-AdNetwork-rrjeti-për-reklamat-shqiptare-në-internet-businessmag

Dy fjalë për reklamuesit

Nëse ke një eksperiencë të mëparshme, ku ke reklamuar në faqe të mëdha të huaja, targetuar për konsumatorët shqiptarë, është e sigurt se do të provosh rezultate disa herë më të mira, pasi Gjirafa.com ka kategori kryesore dhe të vetme të gjitha faqet shqiptare. Nëse ke shpenzuar 0.1 – 0.5 Euro për një klikim, besoje ose jo, por tek Gjirafa AdNetwork kёto shifra janë 0.01-0.05 Euro për klikim. Pra me të njëjtën shumë parash mund të paraqesësh reklamën 5-10 herë më shumë dhe më e rëndësishmja, përpara një audience të vërtetë përdoruesish shqiptarë.

Dy fjalë për publikuesit

Nëse ke pritur të shohësh shifra të mëdha në llogarinë tënde në fund të muajit pasi ke vendosur një rrjet reklamash të huaj në web faqe, sigurisht je zhgënjyer. Përveç kësaj i ke dërguar pabesisht vizitorët e faqes tënde në faqe të huaja pa asnjë lidhje me qëllimet e tyre. Ndoshta po rrezikon të humbësh dhe vizitorët. Regjistrohu tani tek Gjirafa Network dhe bashkëpuno me klientët dhe miqtë e tu. Fillimi ndoshta nuk mund të jetë joshës, por tregu shqiptar në internet po konfigurohet.
Rrjeti i reklamuesve dhe publikuesve te Gjirafa AdNetwork padyshim do të zgjerohet, dhe pas disa muajve, ose ndoshta edhe viteve, kjo sipërmarrje do ketë vendosur piketat e veta për vlerësimin real dhe shfrytëzimin e dobishëm të internetit në hapësirën shqiptare. Besimi në projekte të tilla shqiptare është investimi më i mirë që mund të bëjmë edhe për projektet tona individuale.

 

/100 oferta

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0