Gjermania mbush magazinat e gazit më shpejt se parashikimet - Business Magazine Albania

Gjermania mbush magazinat e gazit më shpejt se parashikimet

Skenari apokaliptik i një dimri të ftohtë pa ngrohje dhe elektricitet duket se nuk po diskutohet më, sipas Ministrit të Ekonomisë së Gjermanisë, ndërsa gazi rus tani përbën më pak se 10% të konsumit të Gjermanisë.

Magazinimi i gazit në Gjermani është pothuajse 85% plot, një muaj përpara afatit ministri Robert Habeck tha se objektivat e vendosura nga qeveria për mbushjen e objekteve të depozitimit të gazit ishin arritur përpara afatit, duke shmangur frikën e mungesës së gazit këtë dimër.

“Magazinat po mbushen më shpejt se sa ishte planifikuar,” i tha ai revistës gjermane Der Spiegel, sipas një raporti të botuar të dielën.

Lexo edhe: Jo më naftë! Vendet e Perëndimit janë në “luftë” për gazin. Çmimi rritet me 700%

Objektivi i qeverisë për të arritur kapacitetin e ruajtjes 85% deri në tetor mund të arrihet deri në fillim të shtatorit, sipas ministrisë së Habeck. Gjermania aktualisht po përpiqet të sigurojë burime alternative të gazit për të parandaluar një mungesë gjatë muajve të ftohtë të dimrit, pasi ajo përpiqet të largohet nga karburanti rus pas pushtimit të Ukrainës.

Gjermania gjen burime alternative

Nivelet e ruajtjes kanë arritur tashmë rreth 82%, sipas grupit të operatorëve evropianë GIE. Objektivi tjetër është 95% deri më 1 nëntor, i cili me normën aktuale duhet të përmbushet gjithashtu para kohe.

Megjithatë, Rusia po planifikon të mbyllë gazsjellësin Nord Stream 1 për tre ditë nga 31 gushti. Flukset e gazit nga Rusia tashmë janë reduktuar në 20% të kapacitetit të tubacionit për disa javë.

Por ndërsa gazi rus përbënte 55% të konsumit të Gjermanisë në vitin 2021, ky është ulur në vetëm 9.5% këtë gusht. Importet e gazit nga Norvegjia dhe Holanda tani përbëjnë peshën kryesore të furnizimit të Gjermanisë.

Gjermania po pret gjithashtu flukse të gazit natyror të lëngshëm (LNG) nga Franca pasi të jenë zgjidhur çështjet organizative dhe teknike.

Deutsche Welle

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0