Gjermani: Më pak birrë, më shumë smartphone dhe njëzet herë më shumë veganë, ndryshime të mëdha brenda një dhjetëvjeçari - Business Magazine Albania

Gjermani: Më pak birrë, më shumë smartphone dhe njëzet herë më shumë veganë, ndryshime të mëdha brenda një dhjetëvjeçari

Një vështrim në jetën e përditshme të Gjermanisë para dhjetë vjetësh të duket sot si një ekskursion në një botë tjetër. Të dhënat dëshmojnë për një ndryshim tepër të shpejtë, për shembull sa i përket konsumit të pijeve, të mishit, apo të duhanit si dhe përdorimit të celularëve. Ja disa shembuj:

Përdorimi i telefonave celularë

Aktualisht 76 përqind e qytetarëve gjermanë, pra rreth 53 milionë qytetarë të moshës 16 vjeç e lart, përdorin telefon celular me lidhje interneti. Në vitin 2015 kjo shifër ishte 65 përqind dhe në vitin 2012 vetëm 36 përqind. Sidoqoftë përparimi triumfues i celularëve nisi vetëm në vitin 2007 me hedhjen të treg të iPhone.

Konsumi i birrës

Sipas Shoqatës Gjermane të Prodhuesve të Birrës dhjetë vjet më parë konsumi për frymë i birrës ishte rreth 107 litra. Në vitin 2019 në Gjermani ky konsum ka qenë vetëm rreth 102 litra.

Kurse 1976 thuhet të ketë qenë një vit rekord në Gjermaninë Perëndimore me një konsum prej 151 litra birrë për frymë. Sasia e konsumit të birrës pa alkoolik brenda sasisë së përgjithshme të birrës u rrit me nga rreth tre përqind dhjetë vjet më parë në shtatë përqind tani.

Konsumi i mishit

Në Gjermani ka rreth tetë milion vegjetarianë dhe 1.3 milion veganë. Sipas vlerësimeve të ProVeg atyre u shtohen çdo ditë edhe rreth 2000 vegjetarianë dhe 200 veganë. Në vitin 2011 sipas shoqatës së dikurshme të vegjetarianëve VEBU në Gjermani kishte 6 milion vegjetarianë dhe rreth 60,000 veganë.

LEXO: Gjermania eksperimenton, koncerte me 4.000 njerëz për ta testuar përhapjen e koronavirusin

Pirja e duhanit

Sipas studimeve të ndryshme, të cilave u referohet ndër të tjera një raport aktual i qeverisë gjermane përqindja e të rinjve deri në moshën 15 vjeç që pinë duhan ka rënë në dhjetë vitet e fundit me dy të tretat.

Kurse tek të rriturit përqindja e duhanpirësve ka rënë që nga viti 2003 nga rreth 40 në rreth 25 përqind tek burrat dhe nga rreth 30 në 20 përqind tek gratë. Një krahasim mes landeve vazhdon të tregojë të njëjtin fakt: në veri të Gjermanisë dhe në qytetet e mëdha ka më shumë njerëz që pinë duhan.

DW

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0