Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë shefit, edhe nëse jeni miq - Business Magazine Albania

Gjërat që nuk duhet t’i thoni kurrë shefit, edhe nëse jeni miq


Por në fund të ditës, është e rëndësishme të kujtosh se ai është eprori yt dhe ka një kufi ndarës të cilin nuk është mirë ta kalosh.

Përveç blasfemisë dhe ofendimeve që sigurisht janë të papranueshme – ne kemi renditur disa nga fjalët dhe shprehjet me të cilat nuk duhet t’i drejtoheni asnjëherë shefit tuaj, edhe nëse ai është miku juaj:

‘Po largohem më herët sot meqënëse nuk kemi shumë punë’

Nuk ka ndonjë problem të duash të largohesh më herët. Por mos thuaj “nuk kemi shumë punë” apo “nuk kam ndonjë gjë tjetër për të bërë.”

“Gjithmonë ka diçka për të bërë. Shefat duan që ti të kesh më shumë iniciativë”.

‘Nuk do të jem këtu për disa ditë,’ apo ‘Unë do të largohem më herët nesër’

Vetëm sepse jeni miq, kjo nuk do të thotë se ti duhet t’i thuash shefit tënd se do të shkosh me pushime apo do të largohesh më herët nga zyra. Më mirë është ta pyesësh paraprakisht.

Sigurisht që ti nuk je një fëmijë, prandaj nuk duhet t’i drejtohesh me: “A mund ta bëj pushim të hënën, të martën dhe të mërkurën të lutem?” Në vend të kësaj, mund të thuash: “Kam menduar të bëj pak pushim nga e hënë deri të mërkurën, doja të sigurohesha nëse kjo përbën problem për ty.”

‘Jam i mërzitur’

Ti mund të kesh patur një moment të keq gjatë javës dhe mendon ta ndash problemin me njeriun e gabuar: shefin tënd. “Ti po paguhesh për të qenë produktiv dhe entuziast. Është përgjegjësia jote të gjesh mënyra për ta bërë punën tënde më interesante.”

‘Unë nuk punoj dot me atë’

Të mos kesh marrëdhënie të mira me të gjithë është e pranueshme, por jo në një ambjent pune. Supozohet që ti je i aftë të menaxhosh konfliktet personale në mënyrë që të arrish rezultate sa më të mira, prandaj duhen shmangur kërkesat e shumta ndaj shefit në lidhje me kolegët e tjerë.

‘Nuk e di’

Ti ndoshta nuk e ke përgjigjen për çdo pyetje, por një supozim dhe kërkimi për ta gjetur më pas është një opsion më i mirë se sa një palë supe të mbledhura që thonë: ‘Nuk e di’. Edhe pse miqtë e ndihmojnë njëri tjetrin, të lejosh që shefi të bëjë punën tënde, kjo nuk është rruga e duhur për t’u ndjekur.

‘Ti e ke gabim’

Kritikat e hapura ku ti nxjerr në pah gabimet e shefit tënd, edhe nëse ai është miku jot, janë një grusht për egon e tij prandaj mos t’iu duket i çuditshëm fakti që ai nuk iu lejon të flisni në mbledhjet e punës.

Nëse shikon se shefi ka gabuar diku, ka shumë mënyra me të cilat mund t’ia shpjegosh.

Ti mund të thuash, “Ndoshta gabohem, por kam përshtypjen se…” Kjo i shtyn ata ta marrin në konsideratë dhe ta korigjojnë informacionin nëse është e nevojshme. “Çfarëdo fraze të përdorni, përdorni një tonë ndihmues dhe të ngrohtë.”

‘Jo’

Ti mund të bashkëpunosh me shefin tënd apo të shkëmbesh ndonjë batutë me tone të ngrohta, por t’i thuash shefit ‘Jo’ kjo është një sfidë – ndonjëherë e nevojshme – por mund të jetë e papërshtatshme nëse nuk e përdorni ashtu si duhet me një shpegim.”

“Për shembull, nëse shefi thotë, ‘A ke kohë të punosh me projektin Smith sot?’ ti nuk mund të përgjigjesh thjesht, ‘Jo’. Më mirë thuaj diçka të tillë si, “Sot do të ishte një sfidë e madhe për mua sepse duhet të fokusohem në prezantimin e kompanisë. A nuk do të ishte më mirë të përfundoja këtë njëherë?’

‘Unë nuk paguhem mjaftueshmë për ta bërë këtë’

Është njësoj si të thuash “kjo nuk është puna ime.”

Ndoshta ti po mundohesh të bësh humor – apo po hedh një kunjë se meriton nëj rritje rroge – por kjo shprehje është e papërshtatshme dhe joprofesionale dhe kjo i tregon shefit tënd se ti nuk synon të shkosh më tej.

/BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0