Ja një mundësi që nuk duhet humbur: GEA Masterclass – një shortcut koncentrat i 6 fushave thelbësore të biznesit që çdo sipërmarrës ambicioz duhet t’i zotërojë në maksimum:
{Sipërmarrje} {Menaxhim} {Marketing} {Shitje} {Zhvillim personal} {Lidership}
Por pse GEA? Pas 3 vitesh që nga hapja e akademisë, puna e përkushtuar e më shumë se 20 trajnerëve-sipërmarrës dhe ekspertë të njohur të fushave të mësipërme ka bërë të mundur që studentët e GEA të kenë një produktivitet më të madh, më të fokusuar drejt zgjidhjeve praktike, dhe të jenë më fleksibël ndaj sfidave.
Nëpërmjet Masterclass 6×6+1, një risi kjo e akademisë GEA, do të sillen të 6 fushat në mënyrë organike për t’u përballur më mirë me sfidat e biznesit që janë sot sa inovative aq edhe transformuese. Do të mund të thelloheni në 6 drejtime që lidhen me njëra-tjetrën si një trup i vetëm. Ato janë baza për të fituar shprehi praktike në biznes dhe zhdërvjelltësi vendimmarrjeje.
GEA Masterclass 6×6+1 është konceptuar si një kapsulë me multivitamina që forcojnë imunitetin sipërmarrës; e parë me sy të lirë, duket si një zgjedhje opsionale, por e provuar në afatgjatë, do të ndjeni vlerat në shëndetin e plotë të biznesit tuaj.
Disa nga pikat e fushave të ekspertizës: Start up-i, si një model i ri biznesi, BMC (Business Model Canvas), Vendimmarrja dhe koncepti i pikës kritike, Plani i biznesit, Harta e suksesit dhe mendësia e arritjes, Lidershipi inovativ transformues, Strategjitë e suksesshme të marketingut, Analiza SWOT, Aftësia shitëse si aftësia #1 për sukses dhe shumë të tjera.
Trajneri i GEA Masterclass është MBA Ing. Afrim Osmani, njëherësh themelues dhe drejtues i akademisë. Nëse aplikon i vetëm, vlera e plotë e GEA Masterclass është 499 euro, por nëse ke një ekip, na kontakto për të biseduar më shumë lidhur më një ofertë.
Formati dhe niveli i secilës temë është përpiluar në funksion të individëve që e gjejnë veten në kategoritë në vijim:
#sipërmarrës të konsoliduar #senior menagers #CEO #CIO #CFO #COO #konsulente #brokers #agjentë të kualifikuar #investitorë #menaxherë projektesh dhe jo vetëm.
Por mos u dekurajo nëse nuk indentifikohesh më lart. Akademia zhvillon edukim-trajnime 3 dhe 5 mujore në të 2 degët tona: Sipërmarrje & Menaxhim dhe Ekspert Imobiliar & E-Pronat.
Global Entrepreneurship Academy – Gjithcka qe nuk ua meson universiteti!
Kontakto për t’u regjistruar: 0693340922
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto