Gazsjellësi Trans Adriatik finalizon projektin e financimit prej 3.9 miliardë euro - Business Magazine Albania

Gazsjellësi Trans Adriatik finalizon projektin e financimit prej 3.9 miliardë euro


Gazsjellësi Trans Adriatik njoftoi sot, se u finalizua financimi prej 3.9 miliardë euro të akorduara nga huadhënësit privatë dhe publikë.

BERZH është pjesë e këtij konsorciumi përmes një huaje prej 1 miliardë euro të sindikuara për një grup prej 16 bankash tregtare, prej të cilave 500 milionë euro do të mundësohen nga llogaritë e vetë  bankës.

TAP është një projekt prioritar i Bashkimit Europian (BE) dhe Komunitetit të Energjisë, një organizatë ndërkombëtare, e cila bashkon BE dhe vendet fqinje të saj në krijimin e një tregu të integruar energjie pan-Europiane.

Lexoni: Gazsjellësi TAP drejt përmbylljes

Gazsjellësi me gjatësi 878 km do të nisë në kufirin Greko-Turk, do të përshkojë Shqipërinë duke kaluar më tej nën detin Adriatik dhe do të përfundojë në Italinë Jugore. Ky projekt përbën segmentin e fundit të Korridorit Jugor të Gazit, duke siguruar transportin e gazit nga Deti Kaspik drejt Europës.

Me një kapacitet fillestar prej 10 miliardë metër kub – e barabartë me konsumin e energjisë në 7 milionë shtëpi në Europë – gazsjellësi do të ketë një kontribut të ndjeshëm në diversifikimin e furnizimit të Europës me energji. Furnizimi i parë me gaz pritet të kryhet në vitin 2020.

Ky projekt do të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm me energji për konsumatorët duke ulur gjithashtu ndjeshëm nivelet e emetimit të  dioksidit të karbonit (CO2) dhe duke ofruar një alternativë kundrejt burimeve që ndotin mjedisin si dhe duke mbështetur kalimin në një ekonomi me përdorim të ulët të karbonit në përputhje me strategjinë e re sektoriale të energjisë të BERZH.

Nandita Parshad, Drejtore e BERZH për Infrastrukturën e Qëndrueshme, deklaroi: “Gazsjellësi Trans-Adriatik do të hedhë themelet për  krijimin e një tregu të integruar të gazit në Europën Juglindore dhe të përforcojë  statusin strategjik të rajonit si qendër energjitike. Ne besojmë se gazi mbetet një burim i rëndësishëm energjie  në këtë rajon që mund të ndihmojë në zëvendësimin e qymyrit dhe të lehtësojë përhapjen e energjisë së rinovueshme.”

Financimi mundësohet nga një grup prej 16 bankash tregtare, së bashku me BERZH, BEI dhe agjenci Franceze, Gjermane dhe Italiane të eksportit.

Në pikën e fillimit të tij në Turqi ,TAP do të lidhet me Gazsjellësin Trans Anatolian (TANAP) për të cilin BERZH ka aprovuar një hua prej  500 milionë dollarë në vitin 2017. Në pikën përfundimtare në Itali, TAP do të lidhet me rrjetin Italian të gazit natyror dhe prej aty me rrjete të tjera më të gjera Europiane.

Përmes pikave të daljes përgjatë shtrirjes së tij, gazsjellësi TAP mund të mbështesë krijimin e infrastrukturave të reja  të gazit, duke integruar tregjet e Europës Juglindore dhe duke përmirësuar statusin strategjik të rajonit si ndërlidhës i energjisë. Si rrjedhojë, ndërlidhjet e TAP do të përbëjnë bazën për krijimin e tregut të gazit në Shqipëri dhe do ta lidhin vendin me një nga koridoret më inovative dhe të rëndësishme të infrastrukturës në Europë.

BERZH po ndihmon në  zhvillimin e institucioneve dhe të rregullatorëve të tregut të gazit në Shqipëri përmes bashkëpunimit teknik duke mbështetur kapacitetet ligjore dhe rregullatore të Operatorit të ri të Sistemit të Transmetimit të gazit natyror në Shqipëri, Albgaz.

Lexoni: Gazsjellësi TAP, merr financim 500 milionë euro nga BERZH

TAP është krijuar në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, duke përfshirë përzgjedhjen e gjurmës, përmbushjen e vlerësimit mjedisor dhe social, zbatimin të kontrolleve të fuqishme për menaxhimin e kontraktorëve si dhe angazhimin dhe dialogimin e vazhdueshëm me popullsinë vendase. Përfshirë plotësimin e kushteve kombëtare mjedisore, legjislacionin përkatës të BE dhe kriteret e performancës  së BERZH në përputhje me politikën e saj mjedisore dhe sociale. BERZH do të vazhdojë të monitorojë projektin gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij  duke u  siguruar për përmbushjen e vazhdueshme të këtyre kritereve.

Koridori Jugor i Gazit ka një kosto totale prej rreth 40 miliardë dollarë dhe përfshin investime në infrastrukturën e gazit në një rrjet me gjatësi 3,500 km të gazjellësit që kalon në 6 shtete. Komponentët kryesorë janë fusha e gazit Shah Deniz në Azerbaixhan, Gazsjellësi Jugor i Kaukazit në Azerbaixhan dhe Gjeorgji, TANAP në Turqi dhe TAP. Inagurimi i TANAP u bë në qershor në Turqi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0