Gazsjellësi TAP drejt përmbylljes - Business Magazine Albania

Gazsjellësi TAP drejt përmbylljes


Projekti privat më i madh në vend po shkon drejt përfundimit. Konsorciumi TAP AG bën të ditur se rreth 98% e shtrimit të tubacionit në Greqi dhe Shqipëri ka përfunduar.

Sipas deklaratës, “750 km nga 765 km në total (rreth 98 për qind të rrugës tonë në Greqi dhe Shqipëri) tani janë ulur në brazdë. TAP do të ndihmojë integrimin dhe diversifikimin e furnizimit të energjisë në Europë dhe përmirësimin e sigurisë së energjisë”.

Konsorciumi TAP AG është angazhuar në ndërtimin e gazsjellësit që do të transportojë gazin nga fusha e Shah Deniz, Azerbajxhan në Europë.

Vlera totale e invesitmit arrin në 4.5 miliardë euro, duke e bërë atë mes projekteve prioritare të Europës në fushën e energjisë.

Tubacioni, lidhet me tubacionin e gazit natyror Trans Anatolian (TANAP) në kufirin turko-grek, duke kaluar përmes Greqisë, Shqipërisë dhe Detit Adriatikderi në jug të Italisë.

Pak ditë më parë përfundoi me sukses lidhja e dy gazsjellësve TAP dhe TANAP.

TAP ka një gjatësi 878 kilometra (Greqi 550 kilometra, Shqipëria 215 kilometra, Deti Adriatik 105 kilometra, dhe Italia 8 kilometra).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0