Gazsjellësi TAP ngjitet 2100 mbi nivelin e detit në Qafën e Martës

Gazsjellësi TAP ngjitet 2100 mbi nivelin e detit në Qafën e Martës


Ndërtimi i Gazsjellësit TAP, ka arritur në një nga pikat e tij më komplekse për nga ana teknike. Punimet për hapjen e gjurmës po zhvillohen në Qafën e Martës (që lidh krahinën e Skraparit me atë të Korçës) në lartësi mbi 2,100 metër mbi nivelin e detit.

Sipas burimeve zyrtare të TAP, kjo është pika më e lartë e të gjithë gazjellësit, nga kufiri turko-grek e deri në Itali.

Ju mund të lexoni edhe: Shoqëri e përbashkët për mirëmbajtjen e TAP dhe shtrirjen e rrjetit gazsjellës në Shqipëri

Muajt e fundit, punimet kanë shënuar momente të rëndësishme për ndërtimin e gazsjellësit.

Në maj, Kontraktori i TAP, Spiecapag dhe nënkontraktori Bessac, arritën ta përmbyllnin fazën e ndërtimit të mikro-tunelit brenda afateve të parashikuara pa incidente. Mikro-tuneli u ndërtua duke përdorur teknologjinë më të fundit që garanton sigurinë teknike në punë dhe ndikim minimal mbi mjedisin. Përfundimi i të gjitha punimeve për mikro-tunelin pritet të ndodhë gjatë verës.

Mikro-tuneli i Çorovodës është i përbërë nga tuneli lindor me gjatësi 560 metra, tashmë i përfunduar, dhe tuneli perëndimor me gjatësi 600 metra. Gjatësia totale e mikro-tunelit do të jetë 1.5 km, ka diametër 1.8 metra dhe shmang kalimin përmes luginës së Osumit dhe kryqëzimin me një rrugë të sapo-ndërtuar.

Terreni i Skraparit është shumë sfidues për ndërtimin e gazsjellësit TAP për shkak të thyerjeve të shumta, lartësisë deri në 1’800 metra mbi nivelin e detit dhe vetë përbërjes gjeologjike.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0