Gati 6 milionë turistë. Për 9 muaj, turistët shpenzuan rreth 1.5 mld euro në Shqipëri - Business Magazine Albania

Gati 6 milionë turistë. Për 9 muaj, turistët shpenzuan rreth 1.5 mld euro në Shqipëri


Drejt një objektivi prej 6 milionë turistë në vit, vendi pati një ecuri të mirë të turizmit për 2018-ën. Të dhënat e 9 mujorit të këtij viti tregojnë se të ardhurat nga turizmi u rritën 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Me një vlerë prej gati 1.5 miliardë euro, më shumë se gjysma këtyre të ardhurave u siguruan në sezonin e verës, kur shënon dhe pikun e turizmit.

Këto janë nga vrojtimi i Bankës së Shqipërisë, i cili tregon se edhe “eksporti” i turizmit është i lartë. Fluksi i udhëtimeve të shqiptarëve jashtë për turizëm është shtuar edhe me ritme më të shpejta (gati 15%), duke arritur në 1.1 miliardë euro.

Një sektor  gjithsësi me bilanc pozitiv, pasi të ardhurat nga turizmi janë më të larta se shpenzimet tona jashtë.

Lexo: Mural Fest Tirana, art dhe turizëm në Tiranë

Ndikim në këtë drejtim vlerësohet të kenë dhënë promovimet e shumta të Shqipërisë në media ndërkombëtare. Dhjetëra artikuj dhanë efekt të dukshëm pozitiv, të paktën në një periudhë afatshkurtër.

Sigurisht, përfitimi në të ardhmen do të duket tek rikthimi i mundshëm I turistëve që vizituan për herë të parë Shqipërinë këtë vit.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
1