Future2Tech, një destinacion i sipërmarrjes dhe inovacionit - Business Magazine Albania

Future2Tech, një destinacion i sipërmarrjes dhe inovacionit

Panairi “Future2Tech” erdhi për herë të parë në Shqipëri këtë vjeshtë. Ai u organizua nga Iceberg Exhibitions dhe AlbaniaTech dhe mblodhi në Pallatin e Kongreseve 76 kompani dhe qindra ekspertë e sipërmarrës. Kompanitë pjesëmarrëse e cilësuan si një mundësi ideale për t’u prezantuar si ekspozues në panair. Disa prej tyre theksuan se do të rikthehen edhe në edicionet e ardhshme, pasi panë një interest të jashtëzakonshëm nga bizneset. Ato zhvilluan takime frytdhënëse.Fokusi kryesor i panairit dhe paneleve të diskutimit ishte inovacioni, teknologjia dhe edukimi. Aktiviteti ngjalli një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë. Organizatorët theksuan se, “partnerët dhe ekspozuesit tanë synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve e më gjerë. Kjo është edhe pjesë e misionit të AlbaniaTech për të bashkuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e Ekosistemit Shqiptar të Inovacionit”.  Në panair morën pjesë edhe kompani që drejtojnë fushat e teknologjisë në Shqipëri dhe rajon. Eventi  i hapjes u përshëndet nga ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj.

Znj. Ibrahimaj theksoi se: “ Të rinjtë që takova janë sipërmarrësit e ardhshëm, forca lëvizëse pas inovacionit. Janë ata që shpesh udhëheqin përgjegjësinë në adoptimin dhe përshtatjen me fuqinë e transformimit digjital, për të formuar të ardhmen e industrive dhe për të nxitur rritjen ekonomike drejt përmirësimit të shoqërive tona. Ne do të mbështesim këtë vizion, duke u ofruar atyre mjetet, burimet dhe një klimë sa më të favorshme”. Në një intervistë për Businessmag, ministrja theksoi se, krahas punës për ngritjen e agjensisë së startup-eve, ministria do të fokusohet tek zhvillimi i një strategjie afatgjatë për ekosistemin e startup-eve”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 44 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania

Abonohu për të lexuar të plotë artikullin.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0