FUTURE HOME AWARDS 2024, Ceremonia e Përvitshme që Brandi organizon për të Nderuar Performancën dhe SUKSESIN - Business Magazine Albania

FUTURE HOME AWARDS 2024, Ceremonia e Përvitshme që Brandi organizon për të Nderuar Performancën dhe SUKSESIN

Më 24 janar 2025, u zhvillua Ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të Future Home Real Estate për vitin 2024, një ngjarje e rëndësishme, e cila nderon zyrat dhe agjentët më të dalluar të vitit.

Kjo ceremoni prestigjioze është bërë një traditë e rëndësishme në Future Home, e cila këtë vit u zhvillua për herë të shtatë, ku siparin e ka hapur në vitin 2017 dhe ka për qëllim njohjen dhe shpërblimin e arritjeve më të mëdha të agjentëve dhe zyrave imobiliare të sistemit Future Home. Ceremonia është një mundësi për të njohur ata që kanë bërë diferencën në tregun e pasurive të paluajtshme dhe kanë treguar rezultate të jashtëzakonshme duke ofruar shërbime cilësore dhe duke kontribuar në rritjen e besueshmërisë dhe transparencës në tregun lokal të Real Estate. Edicioni i këtij viti shënoi një moment të paharrueshëm për industrinë, duke shpërndarë gjithsej 38 çmime bazuar në performancën e tyre, punën konsistente dhe të palodhur, si dhe kontributin që kanë dhënë në këtë industri.

Çdo fitues u nderua për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë vitit, si dhe për ndikimin që kanë pasur në zhvillimin e tregut të pasurive të patundshme.

Nga këto 38 çmime, 6 çmime u dhanë për 6 zyrat më të mira, si dhe 32 çmime për agjentët që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në vitin 2024.

Çmimet u ndanë në disa kategori, ku konkretisht u vlerësuan këto agjentë:

Nga Zyra Future Home Unaza u nderuan me cmime Agjentët e mëposhtëm:

1. Anjeza Tafa, Fituese e disa cmimeve si: “Agjenti më Bashkëpunues”, si dhe çmimi “Agjentia më e Mirë e Kompanisë – Vendi i 10-të”;
2. Klevisa Shpata, Fituese e disa çmimeve si: “Agjenti i Qerave”, si dhe Pjesë e Rrethit të Artë të Future Home – Vendi i 3-të;

3.Alemao Hoxha, Fitues i çmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë”- Vendi i 5-të, si dhe Pjesë e Rrethit të Artë – vendi i 6-të;
4. Anisa Hysenbelliu, Fituese e çmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë” – Vendi i 6-të;

5.Dejvi Pema, Fitues i çmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë” – Vendi i 9-të.

Future Home Unaza - Zyra më e mirë e Kompanisë, Vendi i Parë
Future Home Unaza – Zyra më e mirë e Kompanisë, Vendi i Parë

Nga zyra Future Home Opportunity u nderuan me çmime:

1. Alket Bogdani, Fitues i Cmimit “Agjenti i Vitit”, i një prej çmimeve më të rëndësishme të Future Home, – një çmim që nderon angazhimin e jashtëzakonshëm dhe suksesin në menaxhimin e transaksioneve, si dhe performancën më të lartë në sistemin Future Home. Gjithashtu pjese e Rrethit te Arte/ Golden Circle – Vendi i Parë;

2.Eri Gurra, Fitues i çmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë- Vendi i 4-të”;

Nga zyra Future Home Integrity u nderuan me cmime këto agjentë:
1. Dolores Toshkallari, Fituese e Golden Circle/Rrethit të Artë të Future Home – Vendi i 5-të;

2.Arjan Ozuni, Fitues i Golden Circle/Rrethit të Artë të Future Home- Vendi i 7-të;

Future Home Opportunity, Zyra më e Mirë e Kompanisë, Vendi i 2-të
Future Home Opportunity, Zyra më e Mirë e Kompanisë, Vendi i 2-të

Lexo edhe:Future Home, 9 vite sipërmarrje dhe tashmë një histori SUKSESI!

Nga zyra Future Home Area u vlersuan me cmime agjentët:
1. Klejdis Cuko, Fitues i Kategorisë “Top 5 Junior Agent” – Vendi i 2-të;

2.Selman Thaci, Fitues i Kategorisë “Top 5 Junior Agent” – Vendi i 4-të;

Nga zyra Future Home Stadium, me lokacion në qytetin e Durrësit, u vlerësuan agjentët imobiliarë:

1.Erinda Teodori, Fituese e Kategorisë “Top 5 Junior Agent” – Vendi i 3-të;

2.Edi Huqi, Fitues i Kategorisë “Golden Circle/Rrethi i Artë – Vendi i 9-të;

Future Home Stadium, Zyra më e Mirë e Kompanisë, Vendi i Tretë
Future Home Stadium, Zyra më e Mirë e Kompanisë, Vendi i Tretë

Zyra Future Home Premium u vlerësua me cmimin “Zyra më e mirë Junior për vitin 2024”. Ndërsa nga kjo zyrë u nderua me çmim

Agjentia Romina Elezi, fituese e disa cmimeve si: Çmimi “Agjentia me më shumë transaksione”; “Agjentia me më shumë transaksione shitje”, Pjesë e Rrethit të Artë – Vendi i 2-të, si dhe Fituese e Cmimit “Agjentia më e Mirë e Kompanisë” – Vendi i 2-të.

Nga zyra Future Home Komuna u vlerësua me çmim agjenti:
Klajdi Shkullaku, Fitues i cmimit “Agjenti i Agjentëve”, i cili është një cmim ku votojnë agjentët për kolegun, ku u përzgjodh për të dytin vit radhazi agjenti Klajd Shkullaku, si dhe Fitues i Cmimit “Agjenti më i Mirë i kompanisë – Vendi i 3-të”.

Top 3 Agjentët më të Mirë të Kompanisë - Alket Bogdani, Romina Elezi, Klajdi Shkullaku
Top 3 Agjentët më të Mirë të Kompanisë – Alket Bogdani, Romina Elezi, Klajdi Shkullaku

Nga zyra Future Home Blloku u vlerësua agjentia:
Marina Tasho, Fituese e Kategorisë “Top Junior Agent” – Vendi i Parë, si dhe Fituese e Cmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë-Vendi i 7-të.

Nga zyra Future Home Don Bosko u vlerësua me cmim agjenti imobiliar:

Rudin Lushka, Fitues i disa cmimeve si: Kategoria “Top Junior Agents” – Vendi i 5-të; si dhe Pjesë e Rrethit të Artë- Vendi i 8-të.

Nga zyra Future Home Liqeni u vlerësua agjenti imobiliar:

Jurgen Licaj, Fitues i Cmimit “Agjenti më i Mirë i Kompanisë” – Vendi i 8-të.

Nga zyra Future Home Myslym Shyri u vleresua me çmim agjenti:
Ari Karafili, Fitues i Kategorisë “Agjenti me shumë Listime”.

Nga zyra Future Home Alpha u vlerësua me çmim agjentia:

Igla Muzhaqi, Fituese e Rrethit të Arte/Golden Circle – Vendi i 10-të.

Zyra e cila operon në Vlorë Future Home Riviera u vlerësua me çmimin “Transaksioni më i Shtrenjtë i Vitit”.

Top 5 Junior Agents
Top 5 Junior Agents

Gjatë eventit u vlerësuan me çmime 5 zyrat më të mira të sistemit Future Home, të cilat kanë treguar profesionalizëm dhe angazhim në ofrimin e shërbimeve të cilësisë së lartë për klientët e tyre.konkretisht:
Vendi i Parë – Future Home Unaza;
Vendi I dytë – Future Home Opportunity;
Vendi I 3-të – Future Home Stadium;
Vendi i katërt – Future Home Integrity;
Vendi i 5-të – Future Home Don Bosko.

Në fjalimin e tij, Z. Fatjon Hysenbelliu, theksoi se ceremonia e Ndarjes së Çmimeve të Future Home Real Estate ka një rëndësi të jashtëzakonshme për të inkurajuar rritjen dhe zhvillimin e komunitetit Future Home. Ai u shpreh se: “Ky event është një mundësi për të njohur punën e palodhur të agjentëve dhe zyrave, të cilët çdo vit kontribuojnë në transformimin e këtij tregu dhe e bëjnë atë më të fortë dhe më të besueshëm për klientët, duke treguar profesionalizëm cdo ditë në shërbimin ndaj klientëve”.Pas eventit u zhvillua dhe Backstage Interview, ku u morën mendimet e disa prej pjesëmarësve sesi po iu duket eventi; pritshmëritë, reagimet e fituesve, si dhe emocionet e përjetuara gjatë kësaj nate.Çdo agjent apo broker zyre ka mbajtur fjalime, ku kanë shprehur emocionet, si dhe kanë bërë falënderimet dhe mirënjohjet e tyre.

Ceremonia e Ndarjes së çmimeve të Future Home Real Estate 2024, ishte një ngjarje e mrekullueshme, e cila u dha mundësinë të gjithë konsulentëve të njohin dhe shpërblehen për arritjet e tyre. Me ndarjen e 38 çmimeve dhe nderimin e 6 zyrave dhe 32 agjentëve, ky event ka shërbyer si një motivim i fuqishëm për të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e këtij sektori. Ceremonia vazhdon të forcojë komunitetin e Future Home dhe të inkurajojë të gjithë ata individë që duan të angazhohen për t’u bërë pjesë e një tregu gjithnjë e më të suksesshëm dhe dinamik.

Ky event shërben gjithashtu si një nxitje për të ardhmen, duke i inkurajuar profesionistët e Future Home që të vazhdojnë të angazhohen për të ofruar shërbime cilësore, për të rritur transparencën dhe për të kontribuar në krijimin e një tregu më të fortë dhe më të besueshëm.

Future Home fton të gjithë individët të cilët duan të bëhen pjesë e saj, si bashkëpunëtor duke hapur një Franchise Future Home, apo qoftë si Konsulentë Imobiliar, apo në administratën Future Home, aplikojnë në adresën zyrtare: info@futurehome.al , pasi FUTURE HOME është vendi i mundësive, ku puna e palodhur dhe konsitenca shpërblehen.

Njerëzit, Jo Pronat!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0