10 këshilla që quhet të dini para se të bëheni agjent pasurish të paluajtshme - Business Magazine Albania

10 këshilla që quhet të dini para se të bëheni agjent pasurish të paluajtshme

Suksesi në pasuritë e paluajtshme është një udhëtim i gjatë që kërkon edukim të vazhdueshëm dhe përkushtim ndaj njohurive. “Mos u fokusoj tek paratë. Përqendrohu që të mësosh gjithçka mundesh për fushën që ke zgjedhur.” Një këshillë klasike, klishe, po që vlen gjithmonë, sidomos për agjentët e rinj, por në fakt për çdo profesionist në këtë industri. E vërteta e thjeshtë: Shkolla e pasurive të paluajtshme të mëson bazat e suksesit, por përtej saj ka shumë aspekte që duhet t’i zotërosh për të qëndruar në majë.

Ky artikull nga Tom Ferry, një nga mentorët më të mirë të real estate në botë synon t’iu japë 10 këshilla kyçe që shkolla nuk i përfshin, sidomos për ata që po mendojnë të hyjnë në këtë biznes ose janë në fillim të karrierës. Por këshillat vlejnë edhe për ata që kanë pak përvojë dhe duan të përmirësojnë aftësitë.

1. Njih klientët
Sa mirë e njihni audiencën tuaj? Motivacionet dhe dëshirat e tyre? Nëse nuk e dini, duhet të përkushtoheni të mësoni. Bëhuni pjesë e grupeve komunitare, flisni me njerëz, ftoni klientë potencialë për kafe për t’i kuptuar më mirë. Sa më mirë t’i njihni, aq më shumë sukses do të keni.

2. Njih aktorët kryesorë të industrisë

Mund të identifikoni agjencitë e njohura në qytetin tuaj? Çfarë klientelash tërheqin? Çfarë lloj pronash menaxhojnë? Kjo do t’ju ndihmojë të pozicionoheni më mirë dhe të konkuroni me besim.

3. Njih konkurrencën
Kush janë agjentët më të mëdhenj në zonën tuaj? Çfarë specializimesh kanë? A do t’ju lejonin t’i ndiqni për një ditë për të mësuar? Vëzhgimi i tyre është mënyra më e mirë për të mësuar. .

4. Njih tregun
Sa shpesh shikoni MLS për të analizuar shitjet, inventarin, çmimet dhe trendet? Sa më mirë t’i dini këto, aq më shumë do të bëheni burim i besueshëm informacioni në tregun tuaj.

5. Njih qytetin dhe lagjet
A mund të flisni me siguri për dallimet mes lagjeve në qytetin tuaj? Nëse jeni fillestar, kaloni kohë duke eksploruar me makinë dhe regjistroni video për t’u bërë eksperti i komuniteteve që shërbeni.

6. Bëni ato që të tjerët nuk duan
Shpesh agjentët e rinj shmangin FSBO (shitje nga pronari) dhe listat e vjetra, por ato janë mundësi të shkëlqyera për të mësuar nga njerëzit në treg dhe për të ndërtuar empati me klientët.

7. Edukoni
Duhet të jeni aktiv në rrjetet sociale, të bëni video, të tregoni veten tuaj dhe të edukoni klientët përmes përmbajtjeve të dobishme. Videoja është mbretëresha e marketingut.

8. Suksesi kërkon praktikë
Mos u mbështetni në rastësi. Praktikoni skenarët e shitjes dhe negociatat çdo ditë. Kjo do t’ju ndihmojë të ngjiteni më shpejt.

9. Përkushtohuni në gjetjen e klientëve
Gjatë fillimit, asgjë nuk është më e rëndësishme se gjetja e blerësve dhe shitësve të mundshëm. Bëni telefonata dhe flisni me njerëz të paktën 2-3 orë në ditë.

10. Network
Nuk ka zëvendësim për takimet ballë për ballë. Edhe nëse mendoni se nuk do të çojë askund, çdo takim është një mundësi për të mësuar dhe për t’u bërë më i sigurt.

Suksesi në pasuritë e paluajtshme është një përpjekje e vazhdueshme. Mos prisni që ky biznes të jetë i lehtë. Hyrja është e thjeshtë, por suksesi kërkon punë të madhe. Ndiqni këto 10 këshilla çdo ditë, përveç të tjerave që duhet të bëni. Fokusohuni tek e rëndësishmja dhe paratë do të vijnë më pas.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0