Future Home Podcast - Një dritare e re për tregun e pasurive të paluajtshme - Business Magazine Albania

Future Home Podcast – Një dritare e re për tregun e pasurive të paluajtshme

Future Home Podcast - Një dritare e re për tregun e pasurive të paluajtshme

Future Home Real Estate, Brandi i parë Shqiptar në fushën e pasurive të paluajtshme, ka tashmë një histori suksesi prej 10 vitesh në tregun shqiptar. Një dekadë përkushtimi, profesionalizmi dhe besimi nga mijëra klientë që kanë zgjedhur Future Home si partnerin e tyre të besuar në udhëtimin drejt pronës ideale.

Falë këtij besimi, Future Home vendosi të vijë më pranë publikut dhe të sjellë një formë të re komunikimi dhe edukimi – me një risi që informon, frymëzon dhe angazhon:
Future Home Podcast.

Në një botë që zhvillohet me ritme të shpejta dhe ku informacioni është çelësi i suksesit, Future Home Podcast ofron një hapësirë unike për të qëndruar në kontakt me tendencat më të fundit, teknikat më efikase dhe zhvillimet më të rëndësishme të tregut imobiliar. Future Home Podcast është një prodhim ekskluziv i Future Home Real Estate, që vetëm në sezonin e parë (2024) arriti mbi 2.888.000 views në YouTube, duke dëshmuar një interes dhe sukses të jashtëzakonshëm.

Sezoni i parë u prezantua nga Host-ët Devis Duka dhe Gjergji Benxhaj; si dhe autorësia nga Sidorela Kamberi. Vitin qe shkoi sezoni i parë prej 9 episodesh pati goxha sukses, u përqafua nga publiku i gjerë dhe solli një risi të munguar në treg.

Këtë sezon jane zhvilluar 10 episode, me 28 të ftuar gjithsej, ku 13 prej tyre janë jashtë Future Home. Sezoni i dytë do të prezantohet përsëri nga Gjergji Benxhaj, ku përkrah tij do moderojë një figurë femërore, Brokerja Enxhi Mansaku. Do jetë një dyshe dinamike që do sjellë përmbajtje me vlerë dhe interaktivitet të natyrshëm.

Future Home Podcast, 𝐏𝐎𝐃𝐂𝐀𝐒𝐓 𝐢 𝟏 𝐧ë Shqipëri, dedikuar Pasurive të Paluajtshme; investimit në prona; këshilla & informacione rreth tregut aktual imobiliar; si dhe mbi tematika të tjera sociale. Future Home Podcast është një platformë që ofron diskutime, intervista dhe analiza të thella mbi industrinë e pasurive të paluajtshme, me fokus të veçantë në zhvillimet më të fundit të tregut dhe tendencat e tij.

Lexo edhe: Tregu i pasurive të paluajtshme në 2025 -ën. Trendet dhe strategjitë për sukses nga Alket Bogdani, “Agjenti i Vitit” i Future Home Real Estate

Ky podcast është krijuar për të sjellë eksperienca dhe njohuri nga profesionistët më të njohur të sektorit të pasurive të paluajtshme, si agjentët, brokerët, dhe ekspertët e industrisë, që ndajnë histori suksesi, këshilla praktike dhe strategji të dobishme për ata që janë të interesuar në këtë fushë. “Një dritare” për çdokënd që dëshiron të mësojë më shumë mbi këtë industri në zhvillim.

Ky sezon premton të jetë më i pasur dhe më i larmishëm, me më shumë diskutime mbi tematika aktuale të pasurive të paluajtshme, investimet, dhe menaxhimin e pronave. Future Home Podcast do të mbulojë më shumë tema të thelluara mbi zhvillimet e fundit të tregut, duke ofruar këshilla praktike dhe informacione të dobishme për profesionistët dhe ata që janë të interesuar të investojnë në pasuri të paluajtshme.

Nëpërmjet Future Home Podcast, dëgjuesit/shikuesit mund të mësojnë më shumë rreth aspekteve të ndryshme të tregut të pasurive të paluajtshme, sfidat dhe mundësitë që ofron ky treg, por jo vetëm. Ky podcast është një burim i vlefshëm informacioni për ata që duan të kuptojnë më shumë rreth menaxhimit të pronave, investimeve dhe trendeve të pasurive të paluajtshme në Shqipëri dhe më gjerë.

Me një kombinim të intervistave të thella, tematikave aktuale dhe atmosferës së ngrohtë që krijohet mes të ftuarve dhe moderatorëve, Future Home Podcast është shndërruar në një burim autentik informacioni dhe në një zë të ri në tregun shqiptar.Future Home Podcast do të transmetohet çdo të Martë,kanalin zyrtar të YouTube, me episode të plota, si dhe me shortsa në rrjetet sociale të Future Home Real Estate dhe Future Home Podcast.

Së shpejti, Future Home Podcast! Një dritare e re informuese!

Informohu! Inspirohu! Bashkëbisedo me Profesionistët!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0