Si po ndryshon tregu i pasurive të paluajtshme? Një analizë me eksperten Armelida Shtiza - Business Magazine Albania

Si po ndryshon tregu i pasurive të paluajtshme? Një analizë me eksperten Armelida Shtiza

Nga Eni Muça – Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka përjetuar një transformim të vazhdueshëm, duke reflektuar zhvillimin ekonomik, urbanizimin dhe rritjen e kërkesës për prona në zonat kryesore urbane dhe bregdetare. Me një eksperiencë mbi dy dekada në sektor, Armelida Shtiza sjell një analizë të thelluar mbi pritshmëritë për vitin 2025, faktorët që po ndikojnë çmimet, mundësitë e investimit dhe sfidat kryesore për blerësit dhe shitësit.

Si po evoluon tregu? A pritet rritje apo stabilizim i çmimeve? Cilat janë zonat më premtuese për investime dhe si mund të përfitojnë blerësit nga avancimi i teknologjisë në real estate? Këto dhe më shumë i zbulojmë në këtë intervistë ekskluzive me një nga ekspertet më të njohura të fushës, Armelida Shtiza.

Cilat janë pritshmëritë kryesore për tregun e pasurive të paluajtshme në Shqipëri për vitin 2025?

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri ka kaluar nëpër një transformim të dukshëm gjatë dekadave të fundit, duke u shndërruar në një sektor kyç për ekonominë e vendit. Çmimet e pronave janë ndikuar nga faktorë ekonomikë, socialë dhe politikë ndër vite, duke reflektuar urbanizimin e shpejtë dhe rritjen e kërkesës për strehim në qytetet kryesore dhe zonat bregdetare.

Me rritjen e popullsisë dhe zgjerimin e qyteteve si Tirana, si dhe interesin e madh për investime në rivierën shqiptare, tregu pritet të vazhdojë në trendin e tij pozitiv. Po ashtu, ndërtimet e reja dhe projektet strategjike në zonat bregdetare kanë ndikuar drejtpërdrejt në formimin e çmimeve dhe pritet të mbeten një faktor kyç në rritjen e tregut.

A pritet një rritje apo ulje e çmimeve të pronave këtë vit? Cilat janë faktorët kryesorë që ndikojnë në këtë trend?

Çmimet e pronave pritet të vazhdojnë rritjen e tyre gjatë vitit 2025. Ky trend është ndikuar nga disa faktorë kryesorë:

  • Kërkesa e lartë për prona – Zonat urbane dhe turistike po shohin një interes të madh nga blerësit, veçanërisht për qëllime investimi dhe qira afatshkurtra.
  • Investimet në infrastrukturë – Rrugët, portet dhe aeroportet e reja rrisin vlerën e pronave në zonat përkatëse.
  • Ndërtimet e reja dhe projektet luksoze – Po zhvillohen rezidenca luksoze të miratuara sipas planeve strategjike që janë nga më të vlerësuarat për Ballkanin në bregdet dhe qendrat kryesore urbane, duke çuar në një rritje të përgjithshme të çmimeve.
  • Interesi i investitorëve të huaj – Shqipëria është bërë një destinacion gjithnjë e më tërheqës për investitorët ndërkombëtarë, gjë që ka ndikuar në tregun e pasurive të paluajtshme.

Megjithëse ka projekte të reja ndërtimi, kërkesa vazhdon të jetë më e lartë se oferta, duke ndikuar në rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Si parashikohet të zhvillohet kërkesa për prona të banimit krahasuar me pronat komerciale?

Kërkesa për prona banimi pritet të mbetet e fortë në vitin 2025, veçanërisht për apartamente dhe vila në zona me potencial të lartë investimi, si Tirana dhe qytetet bregdetare. Rritja e turizmit ka bërë që shumë investitorë të orientohen drejt blerjes së apartamenteve për t’i vendosur në tregun e qirave afatshkurtra.

Nga ana tjetër, kërkesa për prona komerciale ka treguar rritje më të moderuar. Megjithatë, sektori i hotelerisë dhe bizneseve të lidhura me turizmin mbetet aktiv, duke e bërë tregun komercial interesant për investime në destinacionet turistike.

Si ndikon situata ekonomike në Shqipëri dhe rajon në investimet në real estate?

Rritja ekonomike në Shqipëri ka ndihmuar në zhvillimin e tregut të pasurive të paluajtshme. Me një stabilitet të përmirësuar dhe rritje të PBB-së, investitorët vendas dhe të huaj po e shohin sektorin imobiliar si një mundësi të sigurt për investim.

Po ashtu, zhvillimet infrastrukturore dhe përmirësimi i shërbimeve publike po e bëjnë vendin më tërheqës për blerësit ndërkombëtarë. Politikat qeveritare që favorizojnë investimet e huaja gjithashtu kanë luajtur një rol kyç në zgjerimin e këtij sektori.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0