Fushata në ndihmë të grave kryefamiljare organizon workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”. - Business Magazine Albania

Fushata në ndihmë të grave kryefamiljare organizon workshopin me temë “Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”.

gra kryefamiljare

“Roli i arsimit profesional për punësimin e grupeve në nevojë të shoqërisë”, ishte workshopi i zhvilluar këtë javë në mjediset  Kolegjit Universitar “Beder”, si pjesë e fushatës “Aty për ju”, zhvilluar nga studentët e Masterit Shkencor dhe Profesional të Departamentit të Shkencave të Komunikimit.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte analizimi i situatës aktuale të grupeve në nevojë të shoqërisë, mundësitë dhe sfidat që ata kanë për tu shkolluar dhe punësuar si dhe ndërgjegjësimi i aktorëve kryesorë për të filluar ndërmarrjen e hapave konkrete apo projekteve të ndryshme nga institucionet, bizneset, OJF, etj, që do tu vijnë në ndihmë këtyre grupeve në nevojë.

Të ftuarit, ambasadorët e fushatës dhe aktorët e ndryshëm, diskutuan rreth arsyjeve pse duhet t’i drejtohemi arsimit profesional, mbështetjes së qeverisë për profesionet, mundësive të punësimit pas arsimit profesional për këtë kategori, sfidës së integrimit në shoqëri të grave kryefamiljare, etj. Workshopi u moderua nga gazetari Renaldo Salianji. Disa nga të ftuarit pjesëmarrës ishin:  sociologu, Gëzim Tushe, sipërmarësja Valbona Begolli, përfaqësuese e Dhomës Ekonomike të Gruas, Gerti Boshnjaku nga Business Magazinë, Haname Mata nga Qendra e formimit profesional, Marsela Kokoshi nga Bashkia e Tiranës, Edlira Muedini nga projekti Risi Albania, psikologia Manjola Collaku, Anila Bashllari, Nexhmie Spahiu nga Shoqata e Fasonëve, Neada Muca nga Top Channel, Nanila Bicaku nga Kryeredaktore e Portalit shkollor Albas, Silvana Xheka, Gjyljana Bakalli dhe përfaqësues nga shoqatat, bizneset, media dhe OJF.

Haname Mata Drejtuese e Qendrës së Formimit Profesional nr.1, listoi arsyet pse duhet t’i drejtohemi  arsimit profesional. Mata tha Arsimi Profesional ndikon  drejtpërdrejt tek shtresat në jetën sociale për tu integruar në shoqëri. Gjithashtu gjatë viteve të fundit ka rritje në gamën e formimit profesional. “Arsimi Profesional luan një rol të rëndësishëm që njerëzit të ndërgjegjësohen dhe specializohen pasi kemi rreth 35% me arsim të lartë që vijnë dhe frekuentojnë arsimin profesional ”- tha Znj. Mata.

Lexo: Zbulimi kuantik mund të revolucionarizojë informatikën

Sipas sociologut Gëzim Tushe, ky do të jetë shekulli i grave sepse janë shtylla kryesore e shoqërisë, ku roli i tyre është  ridimensionuar dukshëm. Nëse qeveria Shqiptare do të marrë në konsideratë gratë dhe fëmijët atëherë do të ketë barazi gjinore.

Gerti Boshnjaku nga revista Business Magazine përgëzoi studentët për iniciativën e marrë duke i konsideruar si formë mjaft pozitive pune dhe rast suksesi në strategjinë e përdorur, të cilës duhet t’i bashkohen aktorë të ndryshëm duke kontibuar dhe duke i mbështetur që të arrijnë objektivat dhe të ketë qëndrueshmërinë e duhur.

Nexhmie Spahiu  nga Shoqata e fasonëve  tha se 90 % e të punësuarve në sektorin ku ajo bën pjesë janë zonja dhe gra kryefamiljare dhe vetëm 10 %  janë meshkuj. Sektori që ajo përfaqëson është lidhur me organizata të tjera që ofrojnë trajnime specifike kualifikuese me qëllim punësimine  tyre.

Marsela Kokoshi nga Bashkia Tiranë tha: “Nga viti 2016 ne monitorojmë situatën dhe jemi në një formë mbështetje në ndërmjetësimin për punësim. Zyra e Punës në bashkpunim me AKPA stimulonin të rinjtë që vijnë me një ide biznesi dhe i ndihmonin ata të rriten si biznes.”

Psikologia Manjola Collaku u shpreh se vetëvlerësimi dhe ndërgjegjësimi i personalitetit është problemi i tyre kryesor ku shumë gra dëshirojnë të kenë një arsim profesional por nuk janë të informuara. Sipas psikologes kurset profesionale  kanë ndryshuar kushet e jetesës dhe nxjerrin në dukje potencialin që ato gra kanë.

Anila Bashllari rekomandoi që kjo fushatë të konsiderohet si një projekt pilot e cila duhet domosdoshmërisht të bashkëpunojë me shoqatat e ndryshme të grave si dhe projete dhe donatorë të ndryshëm mbështëtës dhe të bazohet në statistika.

Silvana Xheka solli disa statisika nga AKP mbi angazhimin e grave dhe vajzave në arsimin profesional dhe zënien e tyre me punë, pas këtij arsimi.

Praktika.al. dhe projekti Aftësi për Punë informoi pjesmarrësit në workshop se ata ofrojnë trajnim falas “forma e të nxënit në vendin e punës”  për të gjitha bizneset dhe personat që janë të gatshëm dhe kanë nevojë për tu integruar  në tregun e punës.

Gazetarja Neada Muça pasi përgëzoi nismën dhe punën e studentëve në këtë fushatë, theksoi rëndësinë që ka në shpërndarjen e informacionit, ndërgjegjësimin e të gjitha palëve të përfshira duke kontribuar në këtë mënyrë në pasqyrimin e situatës dhe zgjidhjen e problematikave të trajtuara.

Fushata “Aty për ju“, është ndërmarrë nga studentët e Masteri Shkencor dhe Profesional në Departamentin e Shkencaqve të Komunikimit dhe u dedikohet grave kryefamiljare në kushte të vështira ekonomike dhe të papuna. Qëllimi kryesor i fushatës është të ndihmojë për tu siguruar punë grave kryefamiljare dhe kurse profesionale, ndërsa për fëmijët e këtyre familjeve është planifikuar të mundësohen kurse profesionale, arsim, kurse gjuhe, trajnime apo dhe punë për individët mbi 18-vjeç.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0