Fuçia e naftës mund të arrijë 100$. Kjo do të sjellë uraganin e ri makroekonomik në botë thonë ekspertët   - Business Magazine Albania

Fuçia e naftës mund të arrijë 100$. Kjo do të sjellë uraganin e ri makroekonomik në botë thonë ekspertët  

uraganin e ri makroekonomik

Çmimi bazë i naftës, Brent, mund të rritet mbi 100 dollarë për fuçi për herë të parë që nga viti 2014, në rast të një dimri tjetër të ftohtë, thekson Banka e Amerikës në një raport të sajin.

Oferta e ulët e gazit natyror dhe çmimet marramendëse në tregun global mund të ushtrojë një presion më të madh mbi naftën e papërpunuar.

Çmimi i naftës Brent u rrit 0.27%, në 75.23 dollarë për fuçi, ndërsa nafta bruto West Texas Intermediate u rrit 0.42%, në 78.64 dollarë për fuçi.

Çmimet më të larta të naftës mund të nxisin inflacionin që do të shkaktojë “uraganin e ardhshëm makroekonomik”, thanë analistët e udhëhequr nga Francisco Blanch. Mund të ketë tre arsye për këtë:

  • Zëvendësimi i gazit me naftë deri në 2 milionë fuçi në ditë për shkak të çmimeve të larta të gazit
  • Rritja e kërkesës bruto deri në gjysmë milioni fuçi në ditë për shkak të një dimri të ftohtë
  • Rritja në konsumin e aviacionit deri në 500,000 fuçi në ditë në tremujorin e parë të 2022 për shkak të një bumi të udhëtimeve ajrore ndërsa ekonomia rihapet.

“Nëse të gjithë këta faktorë bashkohen, çmimet e naftës mund të rriten dhe të çojnë në një raund të dytë të presioneve inflacioniste në të gjithë botën,” thanë analistët. “E thënë ndryshe, ne mund të jemi vetëm një stuhi larg nga uragani tjetër makro.”

Lexo: Kryeministri Rama paralajmëron krizën e re që do godasë Shqipërinë: “Do përballemi me çmime marramendëse. Qeveria gati të mbrojë më të dobëtit”

Oferta e ulët e shoqëruar me konsumatorët e mbushur me para stimuluese ka çuar në shtrëngimin e tregut global të mallrave, thanë analistët. Deri më tani, rritja e çmimeve të energjisë dhe mallrave ka çuar inflacionin në 5% në muajt e fundit.

Nafta Brent kaloi 80 dollarë për fuçi në fillim të kësaj jave, por ka tërhequr shpresat që OPEC dhe aleatët e saj të konsiderojnë një rritje të prodhimit me 400,000 fuçi në ditë në takimin e tyre javën e ardhshme.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0