Frank Gruber: Bashkë-themeluesi dhe CEO i Tech.Co përshëndet audiencën e BusinessMag - Business Magazine Albania

Frank Gruber: Bashkë-themeluesi dhe CEO i Tech.Co përshëndet audiencën e BusinessMag


Frank Gruber përshëndet Business Mag

Frank bashkëthemeloi Tech.Co (më parë Tech Cocktail) në 2006-n, që është kthyer në një nyje e rëndësishme për klasa kreative, duke iu ofruar startupeve të teknologjisë lajme, ngjarje dhe burime të fokusuara.Frank ka qenë i nominuar “Sipërmarrësi i Vitit në Nevada” për 2013-n, i nderuar si “Titani i Teknologjisë së Washingtonit” në Washington, DC në 2009-n, 2011-n, dhe 2013-n dhe i emëruar nga Forbes si një nga njerëzit me lidhjet më të shumta në fushën e teknologjisë. Ai është autor i “Startup Mixology: Tech Cocktail’s Guide To Building, Growing and Celebrating Startup Success” (“Miksologjia e Startupeve: Guida e Tech Cocktail për Ndërtimin, Rritjen dhe Celebrimin e Suksesit të Startupeve”) publikuar nga Wiley.

/Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Frank-Gruber-Bashkë-themeluesi-dhe-CEO-i-Tech-Co-përshëndet-audiencën e-BusinessMag-businessmag

Frank Gruber: Përshëndetje! Unë jam Frank Gruber nga Tech.co. Gjendem këtu në Mal të Zi në konferencën e SPARK.ME dhe kam takuar “Business Magazine” nga Shqipëria. Besoj se ndiheni mirë që gjendeni këtu sot?

Gerti: Po vërtet. Dhe falemnderit që u ofruat të thoni disa fjalë për audiencën tonë.

Frank Gruber: Kështu që besoj se e dini se ju pret një rrugë e gjatë përpara?

Gerti: Po. Kur dëgjova prezantimin tuaj, u ndjeva njësoj sikur mund të ishit ndjerë ju 10 vite më parë besoj.

Frank Gruber: Në rregull, mund të na thoni nëse mund t’ju ndihmojmë.

Gerti: Besoj se po. Fuqia e rrjetëzimit dhe njohja e njerëzve për të patur influencë. Mendoj se prezantimi yt i tha të gjitha për këtë.

Frank Gruber: Lidhjet janë shumë të rëndësishme, ja sepse ju takova juve dhe padyshim që do mbetemi në kontakt.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 26 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0