Forume të rëndësishme në panairin e turizmit. Ja se si ju ndihmojnë këto takim biseda në rritjen e biznesit tuaj. - Business Magazine Albania

Forume të rëndësishme në panairin e turizmit. Ja se si ju ndihmojnë këto takim biseda në rritjen e biznesit tuaj.

Forume të rëndësishme në panairin e turizmit. Ja se si ju ndihmojnë këto takim biseda në rritjen e biznesit tuaj.

Panairi i Turizmit mbetet një nga eventet më të rëndësishme për të cilat punimet fillojnë prej muajsh më herët për të bërë bashkë aktorët kryesorë dhe për ti përqendruar tematikat tek nevojat themelore që tregu ka. Gjatë këtyre muajve përgatitorë, permes takimeve te shumta qe kemi patur kemi kuptuar se jane te shumte faktoret qe sjellin zhvillimin e sektorit te turizmit dhe ideja qendrore e organizimit te forumeve te diskutimit jane pikerisht keto. Gjatë studimeve tona na rezultoi që ky panair duhet të ketë patjetër disa pika referimi për të cilat do të mbahen edhe forume.

  1. Forum mbi Turizmin e Qëndrueshëm

Forumi i Turizmit të Qëndrueshëm synon të bashkojë palët e interesuara nga sektori i turizmit, mikpritjes dhe sektorë të tjerë të lidhur, për të diskutuar praktikat e qëndrueshme dhe zgjidhjet inovative. Ekspertë të ndryshëm, do të mblidhen për të shkëmbyer idetë dhe praktikat më të mira që promovojnë turizmin e qëndrueshëm dhe ndikimin e tij pozitiv në mjedis, në komunitet dhe në ekonomi e mirëqenie. Nëpërmjet diskutimeve në panel, dhe mundësive të rrjetëzimit, forumi do të lehtësojë biseda kuptimplota që nxisin ndryshime pozitive në turizëm. Koncepti i “qëndrueshmërisë” është koncept qëndror për panairin “Tourism & Travel Show Albania” dhe do të reflektohet edhe në elementë të rëndësishëm të eventit në vetvete. Në këtë kontekst, ekspozuesit do të pajisen me badge me bazë bimore të cilat në përfundim të eventit, nuk duhet të hidhen dhe të dëmtojnë mjedisin por mund të mbillen. Këto dhe të tjera do të zbulohen nga organizatorët.

  1. Forum me Kryetarët e Bashkive kryesore të vendit mbi strategjinë e turizmit për vitin 2024 dhe qasjen drejt turizmit të qëndrueshëm

Objektivi është t’i bëjmë bashkë dhe t’i përfshijmë aktorët pjesëmarrës në këtë panair. Investitorët e huaj dhe vendas duhet të njohin situatën aktuale të zhvillimit të tregut në bashkitë kryesore në vend dhe më pas të diskutohet nëse do të investojnë, apo do të bashkëpunojnë me sektorë të ndërmjetëm. Kryetarët e Bashkive do t’iu përgjigjen pyetjeve dhe çdo bisedë do të jetë orientuese për tregun dhe zhvillimin turistik gjatë 2024 dhe më tej. Ky është një informacion shumë i rëndësishëm dhe për bizneset vendase të cilët do të njihen nga afër me strategjinë që ka secila bashki në drejtim të turizmit dhe se si do të ndikojë ajo.

lexo : Qindra aplikime për takime B2B në Panairin e Turizmit! Ja si mund të zgjeroni biznesin tuaj me një takim

  1. Forum dedikuar Turizmit Rajonal

Rajoni është bërë tashmë një pike reference sa i përket turizmit. Mënyra se si shtetet ndërveprojnë për të zhvilluar turizmin mbarë rajonal është një element tjetër i rëndësishëm për ti bërë vendet destinacione të preferuara nga shtetas të ndryshëm. Brandimi rajonal dhe turizmi i qëndrueshëm në rajon. Si mund të bashkëpunojnë vendet e Rajonit, çfarë ofrojnë këtë vit, cilat shtete kanë predispozitën për t’u afruar apo qasur përmes programeve të tyre? Të gjitha këto diskutime i japin publikut të gjërë, biznesit, medias informacion të domosdoshëm të mënyrës se si po transformohet koncepti i turizmit në Rajonin e Ballkanit.

  1. Forum për Digjitalizimin e Sektorit të Mikpritjes

Absolutisht që një nga sfidat në turizëm mbetet digjitalizimi. Mikpritja është traditë e shqiptarit dhe kjo është vënë re edhe nga të huajt të cilën marrin me vete përvoja fantastike nga Shqipëria. Megjithatë rritja e kërkesës drejt strukturave akomoduese, nxit rritjen e kërkesës për digjitalizimin e sektorit. Programe inovatore që lehtësojnë punën, masin rezultatet dhe ndikojnë pozitivisht në dhënien e një shërbimi më të mire për turistet. Nëse jeni biznes apo individ që jeni i përfshirë në biznes ose mendoni që do të përfshiheni. Këto forume janë për ty! Ju mund të informoheni përmes diskutimeve dhe nxjerrjes në pah të mekanizmave të cilat do t’iu ndihmojnë në zhvillimin e biznesit tuaj.

  1. Forume punësimi

Çfarë është më e rëndësishmja për një panair? Rrjetezimi! Vitet e fundit zhvillimi turistik po ecën me hapa galopante për të cilat edhe ne duhet të punojmë personalisht për të qenë njësh me hapin e zhvillimeve. Punësimi në sektorin e turizmit është i shpejtë. Ti ke ndërlidhje të drejtpërdrejte me veten dhe dëshirat e tua. Nëse ky sektor të pëlqen do të gjesh absolutisht diçka për të bërë dhe një hapësirë për të shkëlqyer. Turizëm mund të bësh në çdo kohë, stinë, vend etj. Këto forume do t’iu iluminojnë rreth mundësive të jashtzakonshme që ju i keni përpara syve çdo ditë thejsht nuk i vëreni.

  1. Prezantime produktesh turistike

Le t’i shikojmë dhe shijojmë bashkërisht produktet të cilat do të ofrojë ky panair turizmi. Kulinaria dhe traditat e pasura të stendave nuk do të mungojnë edhe këtë vit për ti dhënë vizitorëve shijen e vërtetë të këtij panairi.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0