Forconi aksesimin në llogaritë Twitter, vidhen 33 milionë emra përdoruesish - Business Magazine Albania

Forconi aksesimin në llogaritë Twitter, vidhen 33 milionë emra përdoruesish


Vjedhja e llogarive të Twitter duket se nuk do të mbarojë edhe për ca kohë.

Disa ditë nga hakimi një numri të llogarive të të famshmëve, duke përfshirë edhe ato të muzikantëve Katy Perry dhe Drake dhe të bashkëthemeluesit të Twitter gjithashtu Evans Williams, 33 milionë emra përdoruesish dhe fjalëkalime Twitter po shiten online.

Sipas LeakedSource, një siti që mbledh database të kredencialeve të vjedhura për një numër website-sh, 32,880,300 kredencialet e Twitter po shiten nga një person i identifikuar me alias Tessa88. Zdnet raportoi se çmimi që Tessa88 po kërkon për të gjithë bazën është 10 bitcoin, ose rreth 5,800 $ në kohën e kërkesës, raporton Mashable.

Çdo rekord konsiston në 1 ose 2 adresa emaili, emra përdoruesish dhe fjalëkalimesh, por ajo që është e çuditshme rreth kësaj rrjedhjeje është se fjalëkalimet nuk janë fare të enkriptuar. Ndërsa ky është një lajm i keq për përdoruesit, kredencialet e tyre janë të disponueshme online, kjo tregon se ato nuk janë siguruar duke hakuar Twitter ose një sit tjetër.

“Shpjegimi për këtë është se dhjetëra milionë njerëzit janë infektuar nga një virus i keq, dhe ky virus ka dërguar të gjithë emrat e përdoruesve dhe fjalëklimet e tyre nga browser si Chrome dhe Firefox tek hakerat nga të gjitha website-t duke përfshirë Twitter,” ka shkruar në një postim në blogun e vet Leakedsource të mërkurën.

Leakedsource lejon këdo të kërkojë nëpërmjet databazës së saj për kredencialet e vjedhura, por këshillohet kujdes, pasi çdo adresë emaili ose çdo informacion tjetër që kërkohet në fushën e kërkimit mund të “korret” për qëllime jo të mira, raporton Mashable. Gjithsesi, ju mund të kontrolloni listën e Leakedsource të fjalëkalimeve më të përdorura zakonisht nga databaza e Twitter, nëse fjalëkalimi yt i ngjan ndonjërës nga lista, duhet ta ndryshosh sa më shpejt që të jetë e mundur.

Oficeri i sigurisë së Twitter Michael Coates cicëroi të Enjten se kompania beson se sistemet e saj nuk janë hakuar. TechCrunch thotë se fjalëkalimet që posedon Leakedsource mund të jenë të vjetër dhe mund të kenë kohë në qarkullim në tregun e zi. Gjithsesi, duhet të siguroheni që t’i keni të sigurta llogaritë e Twitter si për shembull, aktivizimi me 2 hapa të aksesimit në llogari. Klikoni këtu për këshilla për t’u mbrojtur nga hakimi.

 

/Mashable

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0