Fizikanët provojnë se ne po jetojmë në një simulim? - Business Magazine Albania

Fizikanët provojnë se ne po jetojmë në një simulim?

Ideja se mund të jemi duke jetuar brenda një simulimi, e bërë e famshme nga seria filmike “The Matrix”, ka ngjallur interes tek shkencëtarët për dekada.

Në vitin 2003, filozofi Nick Bostrom propozoi në një punim shumë të influencuar se, nëse një civilizim arrin të krijojë univers të simuluar, ai ka gjasa të krijojë aq shumë të tillë, madje edhe simulime brenda simulimeve, sa statistikisht ne pothuajse me siguri do të jetonim në njërin prej tyre. Kjo teori ka ndezur debate të shumta dhe ka tërhequr vëmendjen e figurave të njohura si Elon Musk dhe Neil deGrasse Tyson. Por jo të gjithë janë të bindur.

Në një studim të botuar së fundmi në Journal of Holography Applications in Physics, profesori Mir Faizal nga University of British Columbia Okanagan, së bashku me kolegët e tij, thotë se kanë provuar se natyra fundamentale e realitetit nuk mund të simulohet nga asnjë kompjuter. Duke përdorur teorema matematikore, ata argumentojnë se disa të vërteta mund të kuptohen vetëm përmes një forme të njohurie jo-algoritmike. “Është sugjeruar se universi mund të jetë një simulim,” shprehet Faizal. “Nëse kjo do të ishte e mundur, simulimi do të krijonte jetë, e cila nga ana e saj mund të krijonte një tjetër simulim.” “Kjo mundësi e bën të dukej shumë e pamundur që universi ynë të jetë i pari dhe jo një hallkë në një zinxhir simulimesh,” shton ai. “Dikur kjo ide konsiderohej e paarritshme shkencërisht. Por kërkimi ynë i fundit tregon se mund të trajtohet shkencërisht.” Ekipi argumenton se “bota Platonike”, një plan ideal përtej botës fizike që përfaqëson informacion të pastër, nuk mund ta përshkruajë realitetin vetëm përmes përllogaritjeve.

Lexo edhe: Kush fiton dhe kush humbet në luftën ndaj ngrohjes globale?

Në punimin e tyre, ata theksojnë se për të përshkruar plotësisht gjithçka në këtë sferë nevojitet një “kuptim jo-algoritmik,” i cili nuk buron nga ndjekja e hapave logjikë të njëpasnjëshëm. Studiuesit u mbështetën në teoremat e paplotësisë së Kurt Gödelit, sipas të cilave çdo sistem matematikor i qëndrueshëm përmban të vërteta që nuk mund të vërtetohen brenda atij sistemi. “Ne kemi treguar se është e pamundur të përshkruhet çdo aspekt i realitetit fizik duke përdorur një teori kompjuterike të gravitetit kuantik,” shpjegon Faizal. “Prandaj, një teori e kompletuar dhe koherente e gjithçkaje nuk mund të ndërtohet vetëm mbi llogaritjen.” “Sipas tij, është i nevojshëm një kuptim jo-algoritmik, më themelor se ligjet kompjuterike të gravitetit kuantik dhe, për rrjedhojë, më themelor se vetë hapësira-koha.”

Me fjalë të tjera, universi “nuk mund të jetë dhe nuk ka qenë kurrë një simulim,” sepse simulimi është i natyrës algoritmike, ndërsa realiteti mbështetet në një kuptim të natyrës jo-algoritmike. “Ligjet themelore të fizikës nuk mund të ndodhen brenda hapësirës dhe kohës, sepse ato i krijojnë ato,” sqaron bashkautor dhe fizikani teorik Lawrence Krauss. “Është shpresuar prej kohësh që një teori e plotë e gjithçkaje të mund të përshkruajë fenomenet fizike përmes llogaritjeve.” “Por ne kemi treguar se kjo është e pamundur,” përfundon ai.

Futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
1
My Cart

Subtotal: 570.00L

View cartCheckout

1