Ardita Zllashi Abdiu tregoi shkathtësi derisa realizoi lojën “60 sekonda” në supermaketin Interex.
Fituesja nga Fushë Kosova u orientua kah produktet higjenike.
Në mënyrë tërheqëse, ajo arriti që të grumbullojë mall falas në vlerë prej 350 euro dhe për këtë ajo ka falenderuar rrjetin e supermarketeve Interex për mundësinë.
“E kam zgjedhur kozmetikën sepse e përdor për nevoja të mia personale”.
“E falenderoj Interexin për mundësinë e dhënë. Dy ditë para lojës më kanë informuar se jam fituese dhe më pas ndërtova idenë si të marr mall falas”, u shpreh Ardita Zallshi Abdiu.
https://www.facebook.com/telegraficom/videos/1002425176775339/
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto