Ferrari është kompania me fitimet më të larta për njësi të shitur

Ferrari është kompania me fitimet më të larta për njësi të shitur


Ferrari, një nga emrat më të respektuar të industrisë dhe jo vetëm, duket se shkëlqen edhe nga ana ekonomike.

Gjatë gjithë kohës, kompanitë janë përpjekur të përmirësojnë efiçencën me qëllim rritjen e fitimit. Për shembull, Nissan, do të heqë 20% të prodhimit aktual nga Amerika. Ford ndërkohë planifikon ndryshime të mëdha për tregun europian dhe amerikano jugor.

Lexoni: Enzo Ferrari: “Klienti nuk ka gjithmonë të drejtë”

Sipas një studimi, prodhimi në masë dhe fitimi i lartë nuk shkojnë bashkë me njëra-tjetrën.

Një studim i fundit i kryer nga profesori gjerman Ferdinand Dudenhoffer nga Duisburg, thotë se Ferrari është kompania e cila arkëton më shumë të ardhura për njësi në 6 muajt e parë të vitit 2018.

Kompania italiane realizon një fitim operacional prej rreth €69,000, për çdo makinë që shet. Nga ana tjetër, Jaguar Land Rover, vetëm €800 për çdo makinë të shitur.

Gjermanët nga ana tjetër janë njohur gjithmonë si prodhues efiçentë dhe praktikë. Por, me sa duket janë pak të mbivlerësuar.

Porsche nga ana e saj, arkëton gati dyfishin që arkëtojnë kompanitë e tjera si Mercedes Benz, BMW, apo Audi. Kompania nga Stuttgart arkëton rreth €17,000 për çdo makinë të shitur. Ndërkohë, 3 markat e tjera rreth €9,000.

Ky studim gjithashtu thotë se Maserati arkëton rreth €5,000. Ndërkohë Volvo, diçka më pak se kaq.

Interesant është rasti i Bentley. Kompania humbet rreth €17,000 për çdo makinë të shitur. Sipas një zëdhënësi të kompanisë, kjo ndodh sepse kompania po investon shumë në R&B për makinat elektrike. Situata e ngjashme është edhe për Tesla, e cila humbet €11,000 për çdo makinë të shitur.

Ndërkohë kompani si Rolls Royce dhe Lamborghini, i kanë mbajtur të fshehta të dhënat e tyre financiare dhe nuk janë përfshirë në këtë studim.

Sipas një raporti të Bloomberg të vitit 2017, të dhënat për Porsche dhe për Ferrari kanë mbetur thuajse të pa ndryshuara.

Burimi: Motor 1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0