FCA dhe Waymo: Marrëveshje për 62,000 Chrysler Pacifica autonome

FCA dhe Waymo: Marrëveshje për 62,000 Chrysler Pacifica autonome


Grupi FCA dhe Waymo kanë zgjeruar bashkëpunimin e tyre së fundmi me një marrëveshje e cila përfshin 62,000 Chrysler Pacifica hibride në flotën e Waymo për makinat autonome.

Veç të tjerave, është diskutuar edhe idea e liçensimit të teknologjisë të pilotimit autonom nga Waymo për t’a përdorur tek makinat e zakonshme të FCA.

Pak më parë Waymo tha se për më pak se 2 vite, do të nxjerrë në rrugë 20,000 Jaguar I-Pace autonome. Por Pacifica Hybrid ka qënë gjithmonë pjesë e planeve afatgjatë të kompanisë. Ata planifikojnë të krijonë flotën e parë në botë të makinave autonome. Bashkëpunimi me FCA, ka nisur që në Maj 2016. Deri më tani 600 Pacifica Hybrids janë dorëzuar tek Waymo. Shumë prej tyre, janë përdorur vetëm për qëllime testimi të teknologjisë.

“Pacifica është makina perfekte për të nisur këtë shërbim. Është një platformë e re, me dyer rrëshqitëse dhe 3 rreshta me sedilje. Është hibride, dhe ka standarte të larta sigurie”. – u shpreh John Krafcik, CEO i Waymo.

Mundësia e FCA për të furnizuar flotën e tyre, i jep një shtytje volumit të Pacifica në krahasim me vitet e tjera.

“FCA është e vendosur të sjellë teknologjinë e drejtimit autonom tek konsumatorët, sepse kjo teknologji është e sigurtë, efiçente dhe realiste”. – u shpreh Sergio Marchionne, CEO i grupit automotiv FCA. Gjithsesi, FCA, është në vështirësi të menaxhimit të një portofoli brand-esh dhe produktesh, mungesën e burimeve, për t’u drejtuar vetëm tek drejtimi autonom. “Bashkëpunimet strategjike si ky me Waymo, do të na ndihmojnë në inovacion”. – vazhdoi Marchionne.

“Waymo është e lumtur të lejojë kompani që të përdorin teknologjinë për përdorim personal”. – u shpreh Krafcik. I tillë është rasti në fjalë kur FCA do që të liçensojë teknologjinë. Ai thotë se kompania e tij është e dedikuar të krijojë shërbime logjistike të ndryshme. Gjithashtu edhe të lidhë njerëzit me shërbime egzistuese.

“Ne nuk jemi një kompani makinash. Ne nuk prodhojmë makina. Jemi duke u përpjekur të ndërtojmë shoferin”, tha Krafcik.

Burimi: Motor Trend

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0