Falet 70 për qind e kamatvonesës së energjisë elektrike - Business Magazine Albania

Falet 70 për qind e kamatvonesës së energjisë elektrike


Pensionistët kryefamiljarë do të përfitojnë faljen e kamatëvonesave të energjisë elektrike në rast se lidhin një kontratë me Operatorin e Energjisë Elektrike me këste më të ulëta se skema aktuale. Përfitues janë ajo kategori e pensionistëve kryefamiljarë, të cilët nuk kanë lidhur marrëveshje me OSHEE-në deri në fund të vitit të shkuar për detyrimet e prapambetura.

Në mbledhjen e Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE-së janë miratuar disa skema lehtësuese për abonentët debitorë, ku përfshihen edhe pensionistët, abonentët familjarë dhe bizneset. Në mbledhje është vendosur edhe zgjatja e afatit për lidhjen e kontratave për të përfituar zbritje të kamatave deri në 30 qershor të vitit 2016. “GSH” zbardh sot të plotë vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të OSHEE-së, në lidhje me disa skema lehtësuese për abonentët debitorë. Risi është futja në skemë të “veçantë” e pensionistëve kryefamiljarë, duke u dhënë mundësi të paguajnë këste më të vogla se skemat e mëparshme, duke iu hequr të gjithë kamatëvonesën, kundrejt pagesës 20 lekë.

Vendimi i plote
1. Miratimi i skemës së “Përfitimit të Pensionistëve kryefamiljarë të cilët përfitojnë ose jo – kompensim për faturat e energjisë elektrikë” dhe nuk kanë AKM deri në datën 31.12.2015 për detyrimet e papaguara deri në datën 30.11.2015, së bashku me reduktimin e vlerës së kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekësh në 31.12.2016 në rast respektimi të pagesës së kësteve dhe pagesës së faturave korrente sipas afateve të përcaktuara.
Kushtet e AKM-së parashikojnë sa vijon:
– Paraqitja në sportelet e OSHEE-së për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike;
– Paraqitja e certifikatës familjare ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar, dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtarëve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015;
– Paraqitja e ID Card dhe librezës së pensionit;
– Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM;
– Paraqitja e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit.
2. Reduktim të kësteve të aktmarrëveshjes në masën e 1.200 lekëve në muaj për të gjithë pensionistet të cilët kanë një aktmarrëveshje aktive me shoqërinë për ripagesën e detyrimeve të prapambetura dhe reduktimin e vlerës së kamatëvonesës kundrejt pagesës prej 20 lekësh në fund të 31.12.2016 në rast respektimi të pagesës së kësteve dhe pagesës së faturave korrente brenda afateve të përcaktuara.
Kushtet për përfitimin e reduktimit parashikojnë sa vijon:
– Paraqitja në sportelet e OSHEE-së për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike;
– Paraqitja e certifikatës familjare ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar, dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtarëve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015;
– Paraqitja e ID Card dhe librezës së pensionit;
– Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM;
– Paraqitja e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit.
3. Shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ofertave deri në datën 30 qershor 2016 për produktin “Përditësimi i kontratave provizore të konsumatorëve kundrejt kalimit në definitivë pa pagesë”
4. Shtyrje e afatit të vlefshmërisë së ofertave deri në datën 30 qershor 2016 për produktet vijuese:
a. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët familjarë – reduktim kamatëvonese në masën 70% në rast të pagesës së menjëhershme;
b. Skema e ripagesës së detyrimeve për konsumatorët jofamiljarë – reduktim kamatëvonese në masën 50% në rast të pagesës së menjëhershme;
c. Skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës në 10 lekë të konsumatorëve me ndihmë ekonomike që kanë respektuar AKM-në deri në datën e shpalljes së ofertës, në 19.11.2015;
d. Skema – Reduktimi i kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 10 lekë, që respektojnë ripagesën e kësteve deri në 30.06.2016 për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët nuk kanë respektuar pagesën e kësteve mujore dhe të faturës korrente deri në datën e shpalljes së ofertës, në 19.11.2015;
e. Skema – Reduktimi i kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi aktmarrëveshja me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri në 30.11.2015, me 1200 lekë në muaj dhe që do respektojnë ripagesën deri në 31.12.2016;
f. Skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 100 lekë për konsumatorët e kategorisë “Biznes i vogël” të cilët janë debitorë kundrejt OSHEE-së vetëm për vlerën e kamatëvonesës deri në datën e shpalljes së vendimit për këtë skemë për herë të parë – data e shpalljes së ofertës në 19.11.2015;
g. Skema e reduktimit të kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 1.000 lekë për konsumatorët e kategorisë “Biznes i vogël” të cilët kanë një detyrim për konsumin e energjisë elektrike për periudhën 2007-2014 më të vogël se 5.000 lekë dhe kamatën më të madhe se 5.000 lekë deri në datën e shpalljes së ofertës, në 19.11.2015.
5. Ndërkaq vijon procesi i përditësimit të të gjitha kontratave, pavarësisht nëse janë ose jo provizore, duke iu nënvizuar që mbetet një ndër aktivitetet parësore të kompanisë për vitin 2016.

Skema e re, perfituesit  dhe dokumentet pensionistet kryefamiljare
Të paguajnë këste më të vogla se skemat e mëparshme,duke iu hequr të gjithë kamatëvonesën, kundrejt pagesës 20 lekë.
Dokumentet
1. Paraqitja në sportelet e OSHEE për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike.
2. Paraqitja e certifikatës familjare, ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtareve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015.
3. Paraqitja e kartës së identitetit dhe librezës së pensionit.
4. Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike, ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM.
5. Paraqitje e dokumentacionit që kanë përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit.

Pensionistet
Reduktim të kësteve në masën e 1.200 lekëve në muaj.

Dokumentet
1. Paraqitja në sportelet e OSHEE për përditësimin e të dhënave të kontratës së furnizimit me energji elektrike.
2. Paraqitja e certifikatës familjare, ku përcaktohet që pensionisti është kryefamiljar, dhe datat e shkëputjes nga trungu i familjes i pjesëtarëve të tjerë, e cila duhet të jetë para datës 1.12.2015.
3. Paraqitja e kartës së identitetit dhe librezës së pensionit.
4. Konsumatori duhet të jetë mbajtës i kontratës së furnizimit me energji elektrike, ose përdorues i pronës për më shumë se 3 muaj nga data e aplikimit për AKM.
5. Paraqitja e dokumentacionit që ka përfituar ose jo kompensim për faturat e energjisë elektrike në muajin e fundit.

Ndihma ekonomike
1. Skemë për reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 10 lekë, që respektojnë ripagesën e kësteve deri në 30.06.2016 për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët nuk kanë respektuar pagesën e kësteve mujore dhe të faturës korrente deri në datën e shpalljes së ofertës, në 19.11.2015.
2. Skemë për reduktimin e kamatëvonesës kundrejt pagesës totale të saj në vlerën 20 lekë për personat që janë përfitues të ndihmës ekonomike, të cilët do të lidhin rishtazi aktmarrëveshje me shoqërinë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri 30.11.2015, me 1.200 lekë në muaj dhe që do respektojnë ripagesën deri në 31.12.2016.
Konsumatoret familjare
1. Skemë ripagese të detyrimeve për reduktim Të kamatëvonesës në masën 70%, në rast të pagesës së menjëhershme.
2. Skemë reduktimi e kamatëvonesës kundrejt pagesës në 10 lekë të konsumatorëve me ndihmë ekonomike, që kanë respektuar AKM-në deri në datën e shpalljes së ofertës, në 19.11.2015.

/ACP/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0