Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizon tryezën e rrumbullakët “Aligning scientific research in ICT with the Albanian digital agenda”

Fakulteti i Shkencave të Natyrës organizon tryezën e rrumbullakët “Aligning scientific research in ICT with the Albanian digital agenda”


Në datë 24 Maj 2018, në ambientet e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Departamenti i Informatikës, nën drejtimin e Përgjegjësit të Departamentit, Prof. Asoc. Dr. Endri Xhina, organizoi një tryezë të rrumbullakët me temë “Aligning scientific research in ICT with the Albanian digital agenda”. Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga personeli akademik i departamentit të informatikës të angazhuar në grupin kërkimor shkencor “e-government” dhe përfaqësues nga institucionet publike shqiptare dhe organizmave ndërkombëtarë, që kanë një rol kyç në procesin e dixhitalizimit të qeverisjes.

Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte shkëmbimi i ideve dhe opinioneve në funksion të përafrimit të kontributeve që ofrohen nga personeli akademik përmes kërkimit shkencor në fusha sensitive si: Informimi publik dhe mbrojtja e të dhënave dhe ndikimi i tyre në ambientin TIK në Shqipëri; Dixhitalizimi në financat publike, edukim, shëndetësi dhe fusha të tjera sensitive; Identifikimi i sfidave, analizimi i potencialit TIK dhe teknologjive të reja në fushën e TIK në funksion të përmirësimit të procesit të e-qeverisjes; Dizenjimi dhe implementimi i shërbimeve informatike etj.

Lexoni: Çfarë është GDPR? Çdo gjë që duhet të dini për ligjin e ri të të dhënave në Europë

Pjesëmarrësit në aktivitet u njohën nga afër me punën kërkimore shkencore dhe ekspertizat e ofruara nga personeli akademik i departamentit të informatikës në procesin e e-qeverisjes, duke u fokusuar kryesisht në kontribute konkrete në procesin e dixhitalizimit të njësive të qeverisjes lokale dhe atë të financave publike. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ishte edhe trajtimi i çështjeve që lidhen me informimin e publikut dhe mbrojtjen e të dhënave dhe rëndësinë e përmirësimit të infrastrukturës aktuale TIK për t’iu përshtatur standardeve që rrjedhin nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR).

Nisur edhe nga interesi i shfaqur nga pjesëmarrësit në këtë aktivitet, departamenti i informatikës do të vijojë me organizimin e aktiviteteve të ngjashme apo edhe të përmasave më të mëdha me një pjesëmarrje më gjithëpërfshirëse, me qëllim nisjen e një procesi bashkëpunimi konkret, i cili do t’i shërbejë jo vetëm procesit të dixhitalizimit, por edhe rritjes së kapaciteteve kërkimore shkencore në vend.

/depinfofshn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0