Facebook shton filtrat e Snapchat në Messenger - Business Magazine Albania

Facebook shton filtrat e Snapchat në Messenger


Facebook shtoi filtra selfie në aplikacionin e komunikimit Messenger duke kopjuar kështu një tjetër veçori të Snapchat, Lentet.

Përditësimi më i fundit përmban mijëra maska dhe efekte speciale të cilat aplikohen gjatë komunikimit me video në kohë reale.

Sipas Facebook, një lëvizje e tillë ishte e domosdoshme duke qenë se tashmë kamera po zëvendëson tastierën në mënyrën sesi njerëzit komunikojnë.

Së fundi kjo industri është përqendruar në shtimin e veçorive dhe funksionaliteteve të reja. Sa herë që një ofrues i një shërbimi të tillë shton diçka të re, të tjerët duhet të reagojnë menjëherë.

Snapchat i ofronte lentet me pagesë por nga muaji Janar i bëri falas për të gjithë. Megjithatë kompania gjeneron të ardhura në këtë drejtim duke tarifuar kompanitë të cilat duan të kenë markën e tyre të lenteve.

Facebook e provoi në 2013-tën të blinte Snapchat për 3 miliardë $ por dështoi. Kjo firmë ka patur një sukses të vërtetë në joshjen e të rinjve drejt rrjetit social.

Që atëherë Facebook ka aplikuar aksiomën “Copy-Paste” për çdo risi që hidhte Snapchat.

Burimi: pcworld.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0