Facebook shpall thirrjen në BE: Na duhen 10 mijë punonjës për të krijuar ‘botën e re virtuale’ - Business Magazine Albania

Facebook shpall thirrjen në BE: Na duhen 10 mijë punonjës për të krijuar ‘botën e re virtuale’

metaverse facebook

Fjalët e Mark Zuckerberg se Facebook nuk është vetëm një rrjet social, por një botë e tërë virtuale duke se do vihet në zbatim së shpejti nga kompania.

Vizioni i Zuckerberg për ta bërë Facebook një vend ku njerëzit mund të jenë brenda saj dhe jo thjesht të ndërveprojnë me të është më afër se kurrë pas njoftimit se kompania po planifikon të punësojë 10 mijë njerëz në Bashkimin Europian brenda pesë viteve të ardhshme, me qëllim krjimin e “metaverse”, një botë në internet, ku përdoruesit do të bashkëjetojnë dhe komunikojnë në hapësirat virtuale.

Lexo edhe: Facebook sjell ndryshime të reja. Synimi kryesor “unifikimi” i produkteve.

Nënkryetarët Nick Clegg dhe Xavier Olivan thanë se Facebook është në fillim të një udhëtimi për të ndërtuar platformën e ardhshme informatike.

“Duke punuar me të tjerët, ne zhvillojmë atë që shpesh quhet metaverse, një fazë e re e përvojave virtuale të ndërlidhura, duke përdorur teknologji të tilla si realiteti virtual dhe i shtuar. Fokusi është në idenë se duke krijuar një ndjenjë më të madhe të “pranisë virtuale”, ndërveprimi në internet do të jetë shumë më afër përjetimit të ndërveprimit personal”, thanë ata.

Në Shtator, Facebook njoftoi se fillimisht do të investonte 50 milionë dollarë për të ndërtuar metaverse, një veprim që Mark Zuckerberg e përshkroi si të rëndësishëm për të ardhmen e kompanisë. Facebook tashmë ka filluar testimin e një aplikacioni të ri që lejon përdoruesit e pajisjes Oculus Quest 2 të bëjnë takime virtuale përmes personaliteteve të tyre dixhitale (avatarëve).

Burimi: The Independent 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0