Facebook sapo bëri atë që kërcënonte më shumë Bill Gates, Elon Musk dhe Stephen Hawking

Facebook sapo bëri atë që kërcënonte më shumë Bill Gates, Elon Musk dhe Stephen Hawking


“Veza e artë që fitoi luftën”

Lufta e Dytë Botërore ishte e lidhur me mashtrimin. Komunikimi nga secila anë mundohej të çorientonte armikun për stategjinë dhe teknikat që do të përdoreshin. Po mos të ishte për matematicienin e famshëm Alan Turing, i cili krijoi kompjuterin që çkodoi Enigmën e Gjermanëve, fundi i luftës do të ishte shumë më ndryshe. Në fakt, Churchill e quajti Turing dhe skuadrën e tij “patat që bënë vezë të arta”, duke thënë që puna e tyre ishte arsyeja se pse aleatët fituan luftën.

Turing krijoi kompjuterin më bazik, makinerinë Turing, e cila caktoi sesi kompjuterat punuan për rreth një shekull. Kompjuterat nuk i bëjnë rregullat, ata vetëm i ndjekin ato.

Lexoni: A duhet të konsiderohet inteligjenca artificiale një rrezik?

Nëse kompjuteri bën një gabim, është sepse një njeri programoi një kod gabim. Gjithçka është e saktë dhe e rregullt. Por kjo ka ndryshuar dramatikisht pasi u vu në pah nga kompania Facebook duke punuar me inteligjencën artificiale.

Luftë fjalësh

Elon Musk dhe Mark Zuckerberg janë përfshirë në një debat të madh në lidhje më inteligjencën artificiale. Në një intervistë, Zuckerberg tha për IA “Kam opinione të forta për këtë. Jam shumë optimist dhe njerëzit që mendojnë se kjo do të sjellë shkatërrimin e botës, thjesht nuk i kuptoj. Është shumë negative dhe për mendimin tim është edhe e papërgjegjshme.” Musk më pas iu kthye duke thënë që konceptimi i Zuckerberg për çështjen është shumë e limituar.

Musk dhe shumë figura të tjera të shquara në teknologji dhe shkencë si Bill Gates dhe Stephen Hawking janë shprehur qartë që IA mund të bëhet kërcënimi më i madh që bota ka parë ndonjëherë.

Pjesë e këtij kërcënimi është fakti që IA mësojnë shumë shpejt dhe zhvillohen thjesht duke parë si gjërat, ose edhe ne, funksionojmë.

Lexoni: Elon Musk thotë se arsyetimi i Mark Zuckerberg për inteligjencën artificiale është “i limituar”

IA mund të evolojë në mënyra që ne nuk i shohim ose i imagjinojmë dot. Me fjalë të tjera, ne nuk e kemi idenë se pse një program ose makineri e fuqizuar nga IA po bën atë që po bën, sepse vendimet dhe veprimet e saj shkojnë shumë më larg se çfarë i është thënë të bëjë.

A më dëgjoni tani?

Robotët ishin të programuar për të bërë biseda me njerëzit dhe me njëri tjetrin në anglisht. Por, në një moment robotët papritmas filluan të flisnin në gjuhën e tyre, një gjuhë e krijuar në moment dhe komplet e tyre.

Për të thënë që robotët kishin qëllime të këqija dhe donin të mashtronin njerëzit mund të duket pak e egzagjeruar, por ata gjetën një mënyrë që kuptoheshin me njëri tjetrin në një mënyrë që asnjë njeri nuk mund t’i kuptonte.

Ishte shumë ironike që kjo situatë ndodhi direkt pas debatit të Musk me Zuckerberg për riskun e IA.

Lexoni: Profesionet që do të zhduken nga Inteligjenca Artificiale

Është gjithashtu shumë poetike që Turing u konsiderua babai i kompjuterëve modernë, por gjithashtu tha shprehjen: “Një kompjuter do të meritonte të thirrej inteligjent vetëm nëse mund të mashtronte një njeri që të besonte që edhe ai ishte një njeri.”

Ju duket sikur sapo jemi mashtruar?

Burimi: Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0