Ky eksperiment është ende në testim dhe nuk është hapur zyrtarisht. Ky funksion nuk është gjetur as në dy iPhone e rinj (iPhone 7 dhe 7 Plus) apo në një telefon Android (OnePlus 3T) të cilët kanë versionin e fundit të aplikacionit Facebook.
“Për të ndihmuar njerëzit që të qëndrojnë të lidhur me miqtë dhe përvojat e ndryshme që u interesojnë, ne jemi duke punuar për një funksion të ri që hap rrjetet Wi-Fi duke u lidhur me vendet më të afërta”, tha një zëdhënës i Facebook për Mashable.
Ky tipar është ende duke u testuar në vende të caktuara.
Tipari është i ndryshëm nga, të themi, hapja e Wi-Fi në celularin tuaj dhe kërkimi për një rrjet të hapur. Nga screenshots e TNW dhe VentureBeat, duket se në fakt ju do të jeni në gjendje për të parë vende të veçanta që kanë Wi-Fi të lirë dhe publik në dispozicion (në një McDonalds apo Starbucks, për shembull).

Ka tashmë aplikacione për iOS dhe Android si ky, që ju tregojnë vendet me Wi-Fi të lirë dhe publik. Por ndërtimi i këtij funksioni në Facebook do të jetë pak më i përshtatshëm sesa duke përdorur aplikacione të ndryshme.
Kjo do të ndihmojë edhe misionin e kompanisë për të ndihmuar njerëzit që të hyjnë më shumë në internet (edhe nëse është me platformën e saj).
Burimi: mashable.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto