Facebook pezullon përpjekjet për një Instagram për fëmijët - Business Magazine Albania

Facebook pezullon përpjekjet për një Instagram për fëmijët

Pas kritikave dhe reagimeve të shumta nga përdoruesit dhe ligjvënësit, Facebook ka njoftuar se do ndalojë planet për një version të aplikacionit të tij Instagram për fëmijët.

Wall Street Journal kohët e fundit raportoi se hulumtimi i vetë Facebook zbuloi se Instagram mund të jetë i dëmshëm për vajzat adoleshente, me një në tre vajza që thanë se Instagram i bëri ato të ndihen keq për trupin e tyre dhe shumë përdorues raportuan një rritje të ankthit dhe depresionit.

Më herët, shefi i “Instagram”, Adam Moseri është shprehur se do të nxjerrin “Instagram Kids”, një aplikacion për fëmijët e moshës 10 deri në 12 vjeç. “Ndërsa ne besojmë se krijimi i ‘Instagram Kids’ është gjëja e duhur për të bërë, Instagram dhe kompania e tij mëmë Facebook do të rivlerësojnë projektin në një datë të mëvonshme. Ndërkohë, Instagram do të vazhdojë të përqendrohet në sigurinë e adoleshentëve dhe zgjerimin e funksioneve të mbikëqyrjes prindërore për adoleshentët”, tha Moseri.

Përgjatë 3 viteve të fundit janë kryer mjaft studime mbi mënyrën si aplikacioni ndikon në miliona përdorues të rinj. Sipas hulumtimeve platforma mund të dëmtojë shëndetin mendor dhe imazhin e trupit.

Studiuesit e WSJ thanë se veçanërisht Instagram-i ndikon negativisht tek adoleshentët kur bëhet fjalë për “krahasimin social” kur përdoruesit e këtij rrjeti përqendrohen në aspekte si pasuria, pamja ose suksesi.

Carrie James, psikologe në Harvard, tha se krijuesit e aplikacioneve duhet të mendojnë në fillim për fëmijët dhe të kenë parasysh se tashmë fëmijët i përdorin rrjetet sociale shumë dhe ndikohen nga ato.

WSJ

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0