Facebook me probleme teknike, versioni në web nuk po funksionon për shumë përdorues - Business Magazine Albania

Facebook me probleme teknike, versioni në web nuk po funksionon për shumë përdorues

Dëgjo këtë artikull
AI Generated
0:00 / 0:00

Shumë përdorues nuk kanë mundur të aksesojnë Facebook që nga mbrëmja e djeshme (3 mars), dhe vështirësitë duket se po vazhdojnë edhe sot, më 4 mars.

Sipas raportimeve, problemi kryesor lidhet me versionin e Facebook që përdoret nga kompjuteri (desktop). Shumë persona që përpiqen të hapin faqen në web po përballen me mesazhin “this page isn’t working”, që do të thotë se faqja nuk po funksionon.

Ndërkohë, aplikacioni i Facebook në telefon duket se është rikthyer në funksionim normal, të paktën për disa përdorues. Por ata që përpiqen ta hapin platformën përmes shfletuesit në kompjuter ende nuk mund ta përdorin.

Sipas faqes së monitorimit të problemeve online Downdetector, raportimet për probleme me Facebook filluan rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme. Problemet vazhduan deri afër mesnatës, me mijëra përdorues që raportuan vështirësi.

Problemet kryesore që u raportuan përfshijnë:

  • pamundësinë për të hapur faqen e Facebook në web
  • vështirësi në hyrjen në llogari (login)
  • probleme me feed-in dhe timeline-in e përdoruesve

Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga kompania për shkakun e problemit, ndërsa përdoruesit presin rikthimin e plotë të funksionimit të platformës në versionin web.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0