Facebook kundër monedhave virtuale

Facebook kundër monedhave virtuale


Facebook tha se ishte i hapur për teknologjitë e reja, por tani ai ndjen se duhet të mbrojë përdoruesit e tij.

Facebook njoftoi se do të bllokojë të gjitha reklamimet që promovojnë monedhat virtuale.

Përmes një komunikimi zyrtar, kompania e Mark Zuckerberg thotë se mbetet e hapur si platformë promovuese ndaj risive teknologjike, por shton se “disa kompani” në fushën e monedhave virtuale kanë abuzuar me reklamimin në këtë rrjet social.

Në vetëm pak muaj një valë e madhe monedhash virtuale promovojnë veten e tyre nëpër rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, në një përpjekje për të ndjekur gjurmët e BitCoin, që pa një rritje galopante në vlerë.

“Ne duam që përdoruesit tanë të njihen dhe mësojnë për produktet dhe shërbime të reja përmes platformës Facebook pa patur frikën se do të mashtrohen, apo zhgënjehen”, thuhet në deklaratën e Rob Leathern, drejtor i Facebook Business.

Facebook u kërkon përdoruesve që të raportojnë çdo reklamim të dyshimtë, që mund të shpëtojë nga filtri i tij.

/BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0