Drejtori i Përgjithshëm i Facebook-ut, Mark Zuckerberg është marrë në pyetje nga ligjvënësit amerikanë dhe ata të Bashkimit Europian, që kërkonin të dinin se si “Cambridge Analytica” arriti të sigurojë të dhënat personale të 87 milionë përdoruesve të Facebook.
Lexoni gjithashtu:
Facebook do të blejë një kompani që mundëson kontrollin e kompjuterëve me mendjen tuaj
Vitin e kaluar zyra e Komisionerit për Informim i vendosi një gjobë simbolike Facebook-ut për shkak se të dhënat e të paktën 1 milion përdoruesve britanikë ishin mes atyre të mbledhura nga “Cambridge Analytica” e që ishin përdorur për qëllime politike. Të mërkurën autoritetet e kësaj zyre thanë se fakti që Facebook kishte hequr dorë nga apelimi i çështjes e kishte rënë dakord për të paguar gjobën, nuk do të thoshte se kishte pranuar përgjegjësinë mbi rastin.
Nga ana tjetër kompania e mediave sociale tha se ishte e kënaqur që kishte arritur një marrëveshje duke shtuar se do të kishte dashur të kishte bërë më shumë për të hetuar pretendimet lidhur me “Cambridge Analytica-n” në 2015-n.
Facebook gjithashtu shtoi se që pas këtij skandali ka shtuar sigurinë për përdoruesit e tij.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.