Facebook dhe Microsoft arrijnë barazinë gjinore në shpërblimet e punonjësve! - Business Magazine Albania

Facebook dhe Microsoft arrijnë barazinë gjinore në shpërblimet e punonjësve!


 

A e dini se cila do të ishte gjëja më e mirë? Eleminimi i diferencës së pagave ndërmjet meshkujve dhe femrave në vendin tuaj tё punës.

Facebook ka shpallur të Hënën se ka arritur në mënyrë të plotë barazinë e rrogave ndërmjet punonjësve meshkuj dhe femra, që do të thotë se në kompani nuk ka diferenca domethënëse në të ardhurat e marra nga meshkujt dhe femrat me eksperienca dhe role të ngjashme.

“Ne rregullisht shqyrtojmë praktikat e kompensimeve tona për të siguruar barazinë në shpërblime, dhe këtë e kemi bërë me vite,” ka thënë Lori Matloff, zëvendës Presidente e Facebook në një postim të saj. “Jam krenare të ndaj me ju se në Facebook, meshkujt dhe femrat fitojnë njësoj.”

Lajmërimi vjen në vigjilje të Ditës së Pagave të Barabarta, një event vjetor për të rritur ndërgjegjësimin kundër pabarazisë në rroga ndërmjet meshkujve dhe femra që punojnë në punë të ngjashme. Të dhënat statistikore të referuara nga mbrojtësit e “kauzës” tregojnë se ende femrat fitojnë vetëm 78% të të ardhurave që realizon një mashkull.

Megjithatë, pavarësisht se nuk është tipike për industrinë e teknologjisë, barazia e shpërblimeve midis femrave dhe meshkujve nuk ekziston.

Përveç Facebook, Microsoft gjithashtu zbuloi ditën e Hënë se ka eleminuar pothuajse tërësisht hendekun e shpërblimeve ndërmjet gjinive në mesin e punonjësve të kompanisë. Femrat në Microsoft tani fitojnë 99.8 për qind mesatarisht për çdo dollar që fiton një punonjës mashkull në Microsoft.

“Këto shifra reflektojnë angazhimin tonë për shpërblim të barabartë për punë të barabartë, dhe unë jam e inkurajuar nga këto rezultate,” ka shkruar në një postim në blog Kathleen Hogan, zëvendës Presidente ekzekutive e Burimeve Njerëzore në Microsoft. “Deklarimi ynë sot është një hap përpara në rrugën e progresit të diversitetit dhe përfshirjes më të gjerë në Microsoft, dhe në shoqërinë si një e tërë.”

Më herët gjatë këtij viti, ka qenë edhe Intel që ka deklaruar se ka arritur 100% barazi ndërmjet meshkujve dhe femrave në vendin e punës për 2015-n, herë e cila ka qenë e para ndonjëherë për të analizuar këtë të dhënë.

“Ishte një surprizë lumturuese dhe drithëruese,” ka thënë drejtuesja e nivelit tё lartë përgjegjëse për diversitetin dhe përfshirjen në Intel, Danielle Brown në një intervistë për Mashable.

Por ka qenë edhe CEO i Apple, Tim Cook, i cili ka informuar aksionerët që punonjëset femra të Apple në SHBA fitonin 99.6 për qind të çdo dollari të fituar nga kolegët e tyre meshkuj.

Për industrinë e teknologjisë kёto duken të dhëna të mprehta, kompani të cilat publikisht kanë qenë në përpjekje tё vazhdueshme për të përmrësuar shifrat e tyre në lidhje me diversitetin e brendshëm.

 

/Publikuar më parë nga Mashable.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0