Eurovia, drejt ndërtimit të resortit të ri në Shqipëri - Business Magazine Albania

Eurovia, drejt ndërtimit të resortit të ri në Shqipëri


EUROVIA u themelua në Gusht të vitit 2010 në Maqedoni si kompani ndërtimi e specializuar në ndërtim të lartë.

Asnjë biznes nuk i ka demonstruar më mirë idealet e aventurës, guximit dhe kreativitetit më shumë se sa biznesi i ndërtimit. Ai ka lidhur brigje dhe ka prekur qiellin lart. Sot, nuk mund të hysh në një ndërtesë, të ngasësh një rrugë ose të përdorësh një produkt të prodhuar, pa përjetuar rezultatin e disa përpjekjeve të një kompanie ndërtimore.

E tillë është edhe EUROVIA. Kompani ndërtimi me qendër në kryeqytetin e dytë të shqiptarëve – Shkupin.  Themelimi i EUROVIA-s paraqet kurorëzimin e një përvoje të disa gjeneratave më të hershme, nisur nga vitet ‘80, si një dëshirë e realizuar në formë inkognito, që më pas në vitin 2010 merr formën reale të një strukture të qëndrueshme dhe me fitim.

Cilësia e punës ishte objektivi parësor i një ekipi, që me entuziazëm ngjitej shkallëve të suksesit. Sot kjo ambicie vazhdon të jetë pikënisje e çdo aktiviteti, por të njëjtës i bashkangjitet fryma e një menaxhimi vizionar që ushqehet vetëm me ripërtëritje.

EUROVIA si pjesë e grupit “ADEL Holding”

Për disa vite rradhazi, ADEL funksionon si zanafillë investimesh të ndryshme që krijojnë mundësi të pafundme për tregun e Maqedonisë. Përpos ndërtimtarisë, Holldingu përfshin edhe industri të tjera.

Pjesë të grupit janë:
ENEA – Kompani për distribuim të mallrave ushqimorë dhe joushqimorë
SCREEN MEDIA – Kompani për marketing të jashtëm
TALENTA – Agjenci marketingu

Trajektore të pazbuluara – Fondet investuese

ADEL Holding disponon programin e fondeve investuese. Ky program paraqet mbështetje financare në formë të Fondeve, të cilat ADEL i ofron si resurse investuese të përbashkëta për projektet me ardhmëri përfituese. Struktura ekzekutive shfrytëzon seleksionim me konceptin Win – Win. Investimi në ide të caktuara, të elaboruara dhe të llogaritura në formë të posaçme, të cilët vlersohen si investim i kthyeshëm për të dy palët: bartësi i idesë dhe bartësi i resurseve.

Nga ky program kanë dalë shumë bashkëpunime mes kompanive të grupit të ADEL, si dhe kompani brenda dhe jashtë vendit, bashkëpunime frytdhënëse dhe me fitim.

EUROVIA u themelua në Gusht të vitit 2010 në Maqedoni si kompani ndërtimi e specializuar në ndërtim të lartë. Veprimet primare ndërlidhen me ndërtimin e objekteve banesa dhe jobanesa, përfshirë këtu objekte industriale, objekte komerciale, objekte me shfrytëzim publik. Fillimi numëron sfida të jashtëzakonshme gjatë inkuadrimit në biznesin e ndërtimit, përfshirë këtu edhe përgatitjen teknike dhe të resurseve njerëzore.

Pjesa më sensitive e ngjarjes ishte ndryshimi i formës së konceptit të strukturave organizative. Deri në atë vit kur në krye të kompanisë qëndronin gjeneratat e para, të cilat e formuan këtë kompani si ide lokale. Përcjellja nga ideja lokale në një strukturë komplekse vizionare, ishte freskia e nevojshme për tregun e biznesit të ndërtimit në Maqedoni.

Në kualitetin e nevojshëm, në buxhetin e duhur dhe në kohën e pritur – janë pikat kryesore të çdo projekti, ku kualiteti i ndërtimit si dhe satisfakcioni i klientit janë shtyllat kryesore mbi të cilat kjo kompani mbështetet.

Suksesi vjen në ekip të udhëhequr nga lidershipi, ku respektohet tradita e punës që është përcjellur ndër vite, por që burim energjie ka frymën vizionare. Mënyra e të jetuarit ndikon jashtëzakonisht shumë në zhvillimin e sektorit të ndërtimit. Që nga planifikimi i objektit deri tek menaxhimi i procesit të ndërtimit, si dhe më pas mirëmbajtja, është e nevojshme të krijohen forma inovative që do të optimizojnë aktivitete, kohën e harxhuar si dhe koston, gjithmonë në favor të cilësisë së ndërtimit.

Struktura e EUROVIA-s udhëheqet nga inxhinierë, arkitektë, menaxherë të projekteve, por edhe nga vetë mjeshtërit. Implementimi i standardeve të kualitetit (punë e certifikuar me ISO), inovacionet në sistemet operative që modifikojnë mënyrën e kryerjes së aktiviteteve, mundësojnë pozicionimin e kompanisë në krye të listës për kompani me një rritje jashtëzakonisht të shpejtë. Sot EUROVIA numëron mbi 97 projekte të ndërtimit të lartë të realizuara që nga viti 2010. Mbi 380 000 m2  ndërtim që reflekton kualitet dhe jetëgjatësi.

Në vitin 2011 në krye të kompanisë u pozicionua Elmedin Ademi. Ndryshimi i udhëheqësisë nuk e zvogëloi rëndësinë e të parëve. Përkundrazi, ishte vendim strategjik që e ndryshoi rrjedhën e zhvillimit të EUROVIA-s, nga një kompani tradicionale e ndërtimit, në kompani e pozicionuar për krijim të standardeve të reja të punës.

Biografia e Ademit reflekton në larmi aktivitetesh dhe biznesesh, ku roli i tij është gjithnjë vendimmarrës.

“Nisem nga shembulli. Kërkoj përsosmëri nga vetvetja dhe pres që edhe kompania që unë drejtoj të përpiqet për përsosmëri dhe të kryejë më të mirën e saj”, thotë ai. “Për të ruajtur rolin tonë në industri, ne duhet të qëndrojmë të informuar, të rivlerësojmë veten, të përtërijmë mënyrat  e punës dhe të zgjerojmë objektivat tona”.

Ademi përmend një proverbë që udhëzon mënyrën se si ai bën biznes, që përcillet si, ‘Të jemi të përgatitur për rrezik, madje edhe në kohë sigurie’. Planifikon plotësisht çdo biznes, duke bërë gjithnjë dispozita të padekuatë për profitabilitet afatgjat.

LUXURY Albanian Season’s Resort

Si investitor ADEL Holding, ndërsa EUROVIA është ekzekutiv i punëve të ndërtimit, vjen për herë të parë një resort i këtij lloji në Shqipëri – Luxury Albanian Seasons Resort.

I karakterizuar në dy forma – Resorti malor i shtrirë në një rrafshinë të Malit të Tomorit si dhe Resorti bregdetar shtrirë në brigjet e Jonit ofron më të mirën e komoditetetit dhe pritshmërive të klientëve.

Resorti malor – shtrihet në një sipërfaqe prej 13 000 m2 i përbërë prej shtëpive të vogla, të konceptuara dhe të përmbledhura në formë të një fshati artificial, i qetë dhe i pajisur me të gjitha nevojat për një pushim privat dhe të relaksuar.

Resorti bregdetar – një përallë në vete. Në hapsirën prej 20 000 m2, ku një pjesë e resortit shtrihet në det, ndërsa pjesa tjetër në bregdet. I konceptuar për intimitet luksoz, por nga ana tjetër i kapshëm për çdo person që dëshiron të pushojë në një hapsirë të organizuar dhe të sigurtë.

Resortet do të kenë pjesën e hotelierisë, pjesën  e vilave private, por edhe pjesën e apartamenteve sezonale.

Ajo që e dallon nga të tjerët është mundësia për aktivitete dhe rekreacion gjatë gjithë 12 muajve, pavarësisht asaj se deri më tani resortet janë trajtuar si hapësira sezonale.

“Kemi eksperiencë të madhe në ndërtim dhe u munduam që në ndërtimin e objekteve tona të përcjellim të gjitha detajet që mendojmë se e karakterizojnë një ndërtim ekskluziv dhe afatgjatë. Shqipëria, ka qenë synimi ynë shumë më parë, pasi ofron mundësi të jashtëzakonshme për krijim të bizneseve afatgjatë. Pikë e përbashkët mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është fuqia blerëse e edukuar për cilësi, prandaj ne, duke pasur parasysh mundësitë turistike që Shqipëria ofron, u munduam të krijojmë hapësira ideale – idilike për pushim dhe rekreacion, që do të përmbushin oreksin e asaj fuqi blerëse që gjithmonë do të zgjedhë kualitetin dhe komoditetin” – përcjell Ademi për projektin që së shpejti do të vijë në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0