Europa thyen rekord me rritjen e emetimit të obligacioneve qeveritare - Business Magazine Albania

Europa thyen rekord me rritjen e emetimit të obligacioneve qeveritare

Tregjet e Europës për borxhin e ri të qeverive patën një fillim të vrullshëm këtë vit. Ato sfiduan frikën se huazimi i majmë do ta bënte më të shtrenjtë mbledhjen e fondeve për të ndihmuar financimin e rimëkëmbjes ekonomike nga Covid-19. Marrëveshjet e sindikatës së obligacioneve të drejtuara nga bankat, kishin tremujorin e tyre më të ngarkuar ndonjëherë, me 150 miliardë dollarë të mbledhur nga qeveritë në të gjithë Europën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Emetimi i përgjithshëm i obligacioneve nga huamarrësit kryesorë të qeverisë së Eurozonës, duke përfshirë ankandet, ishte 373 miliardë euro, sipas shifrave të përpiluara, 20% më i lartë se vitin e kaluar. Kërkesa u tregua elastike pavarësisht lëvizjeve të paqëndrueshme  të çmimeve për tregtinë e obligacioneve në tregun e hapur.

Interesi i fortë i investitorëve  mbështetur nga programi i blerjes së Bankës Qendrore Europiane, zhduk shqetësimet se qeveritë do të duhet të paguajnë më shumë për huamarrjen e tyre.

“Janari dhe fillimi i shkurtit ishin ndoshta tregu më i nxehtë primar që kemi pasur ndonjëherë. Vëllimet kanë qenë të pabesueshme. “- tha Jamie Stirling, kreu global i shteteve mbikëqyrëse dhe agjencive të borxheve  të tregjeve të kapitalit në BNP Paribas.( një grup bankar ndërkombëtar francez.)

Fillimi i vitit është sezoni më i ngarkuar i financimit për qeveritë, i përshpejtuar këtë vit nga thesaret e shtetit që nxitojnë të përfitojnë nga kushtet e favorshme përpara se kostot e huamarrjes të rriteshin. Borxhi i zonës euro ndaj PBB-së është rritur nga 86% në mars 2020 në 97% deri në fund të shtatorit.

Rendimenti më i ulët i obligacioneve të sapo emetuara tregon se qeveritë ende mund të mbledhin fonde me ritme më të lira pavarësisht rritjes së borxheve. Blerja e gjerë e bonove të BQE-së në tregun e hapur dhe interesi i fortë nga menaxherët e pasurive kanë ndihmuar në nxitjen e kërkesës në ofertat e reja të obligacioneve.

Shitja e shpejtë në tregjet e obligacioneve globale që nga mesi i shkurtit, e udhëhequr nga frika e inflacionit në SHBA, kërcënoi mjedisin e fortë për obligacione të reja, pasi investitorët përballen me mundësinë që ato të bien rishtazi në vlerë.

Tregu i Europës për bono të gjelbra të qeverisë u rrit me shpejtësi këtë tremujor. Ai pret një rritje të konsiderueshme në gjysmën e dytë të vitit pasi BE të fillojë të lëshojë 225 miliardë euro në bono të gjelbërta si pjesë e fondit të saj të rimëkëmbjes së Covid-19 prej 750 miliardë eurosh.

FT

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0