Këtë të enjte tek rrjeti i pikave të këmbimit Iliria, një euro u ble me 122.6 lekë dhe u shit me 123.3 lekë. Zhvlerësimi i monedhës filloi të bëhet i dukshëm pas tërheqjes së Bankës së Shqipërisë me ndërhyrjet e saj stabilizuese.
Ndërsa zhvlerësimi pritet të vijojë të paktën deri në fund të vitit, nisur nga rritja e fluksit të monedhës nga jashtë përmes turistëve dhe emigrantëve.
Në një vit, euro është zhvlerësuar mbi 8%, ndërkohë që edhe dollari ka patur luhatje të vazhdueshme. Aktualisht një dollar është në nivelin e rreth 108 lekëve.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto