Euro në pikiatë, Dollari forcohet në nivele rekord me lekun - Business Magazine Albania

Euro në pikiatë, Dollari forcohet në nivele rekord me lekun

Euro nuk ndal rënien. Të hënën ka shënuar një tjetër rekord historik të ulët në tregun e këmbimit valutor vendas.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë monedha europiane këmbehet për 116.3 lekë, duke u zhvlerësuar edhe më shumë ndaj lekut. Ky është niveli më i ulët i regjistruar në më shumë se dy dekada, që kur monedha filloi të përdorej në vend.

Lexo edhe: Lira turke bie në nivele rekord

Që prej fillimit të vitit kur euro luhatej në 120.5 lekë  ka humbur në tregun e brendshëm 4.5 lekë. Vlerën më të lartë për këtë vit monedha e shënoi në mars kur kapërceu 127 lekë, për të ndjekur më pas një trend në rënie të vazhdueshme.

Ndërkohë monedha që po forcohet shumë ndaj lekut është dollari që këmbehet për 120.1 lekë, duke kapërcyer tashmë euron.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0