Është koha që kompanitë të investojnë në zhvillimin e brandit personal të punonjësve - Business Magazine Albania

Është koha që kompanitë të investojnë në zhvillimin e brandit personal të punonjësve

zhvillim i brandit personal

Përfitimet që kompanitë dhe punonjësit kanë nga investimi në zhvillimin e brandit personal të të punësuarve

Me daljen në treg të një gjenerate të re të sapo dalë nga bankat e shkollës e etur për t’u futur në tregun e punës dhe për të bërë karrierë; një gjeneratë e cila në mes të zhivillimit akademik u përball me pandeminë botërore të Covid 19, duket se stili i punës, marrëdhëniet punonjës-punëdhënës, apo edhe dinamikat mes kolegëve, kanë pësuar ndryshime madhore dhe nevojë të vazhdueshmë për përshtatje sidomos nga punëdhënësit dhe drejtuesit. 

Këta të fundit, janë përballë një brezi të rritur mes tranzicionit teknologjik dhe super kërkues e të ndërgjegjshëm për kushtet e punës, benefitet, por mbi të gjitha për shëndetin e tyre mendor. Studime të ndryshme të sjelljes së Gen-Z në tregun e punës kanë dalë në përfundimin se ata vendosin si prioritare marrëdhëniet kolegë-kolegë, vartës-epror si dhe klimën e përgjithshme në ambientin e punës, mbi pagën apo kushtet e tjera të punës. 

Kjo mendësi ka ndikuar ndërkohë edhe tek millennials të cilët kanë përqafuar këtë lloj përqasje duke kërkuar më shumë cilësi në marrëdhëniet e punës. Përballë këtyre ndryshimeve, punëdhënësve u është dashur të jenë më kreativë në trajtimin e stafit, duke shkuar përtej mënyrave klasike, si: incentivat, trajnimet apo shpërblimet monetare. Kështu, staff retreats janë gjithmonë e më shumë të kërkuara, ambientet e zyrave gjithmonë e më shumë kreative dhe larg ambienteve të ftohtë klasikë duke krijuar më shumë mundësi për socializim mes stafit, etj. 

Artikulli u publikua më parë në faqen 70 të numrit 31 të revistës Business Magazine Albania.  Ju mund Abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 31 të saj.

Por, gjithë ky investim kohor dhe emocional në staf, nuk shkon pa u kthyer në investim për biznesin, pasi siç e thotë dhe një shprehje: “punonjës i lumtur, klient i lumtur”. 

Investimi në punonjësit në mënyrat e duhura, do të kthehet në përfitim për kompanitë. Një nga mënyrat përmes së cilës përfitojnë të dyja palët është investimi në brandin personal të punonjësve si një nga shtyllat më të rëndësishme të strategjisë së tyre të marketingut. 

Si përfitojnë punëdhënësit nga investimi në brandin personal të punonjësve?

  1. Më shumë PR për kompaninë, pasi një brand i kuruar i punonjësve do t’i flasë më së miri audiencës për kompaninë. Fjala është marketingu më i mirë. Duke pasur punonjës të lumtur që flasin mirë për brandin tuaj, ju do arrini të mbuloni një audiencë që nuk do e kapnit lehtësisht me kanale të tjera. Punonjësit tuaj të lumtur, do flasin mirë për brandin tuaj në rrethin e tyre, tek njohjet e reja, apo edhe në të ardhmen kur të jenë shkëputur nga ju. 

Kur mesazhet e marketingut ndahen nga punonjësit, arrijnë 561% më shumë njerëz sesa vetë marka. Kjo është për shkak se njerëzit kanë më shumë gjasa t’u besojnë të tjerëve sesa një kompanie pa fytyrë. (Scribd)

  1. Punonjësit me brandin personal të zhvilluar, kanë më shumë tendencën për t’u ndjerë ekspertë në fushën e tyre, por edhe për t’u sjellë si të tillë duke punuar më me zell në “tregimin e vetes” dhe për të arritur suksesin përmes objektivave, zgjidhjes së problemeve etj. 
  2. Siç e përmend dhe më lart, “punonjës i lumtur, klient i lumtur”. Punonjësit me brandin personal të zhvilluar do ta pasqyrojnë këtë përmes një marrëdhënieje dhe shërbimi perfekt për klientët tuaj, sepse ata vetë do vlerësojnë impaktin e brandit të tyre personal duke e lidhur ngushtë me brandin tuaj. 
  3. Punonjësit me brandin personal të zhvilluar do jenë një mjet shumë i mirë për të tërhequr lehtësisht kandidatë të rinj në kompaninë tuaj sa herë që hapen vende të reja. 
  4. Përmes kanaleve të tyre të mediave sociale, brandi personal i punonjësve tuaj do të flasë edhe për brandin e kompanisë suaj duke u bërë tërheqës për klientët, bashkëpunëtorët, audiencën e gjerë dhe duke përdorur kështu edhe më tepër kanale marketingu. 
  5. Punonjësit me brand personal të zhvilluar, e kanë parësore të ndajnë mesazhin dhe vlerat e tyre me audiencën – duke shtuar kështu dhe komunikimin e mesazhit dhe vlerave të kompanisë që përfaqësojnë. 

Si përfitojnë punonjësit prej investimit në brandin e tyre personal nga kompania ku  punojnë:

  1. Kompania do t’i krijojë asetet e duhura për t’u zhvilluar edhe më shumë profesionalisht. Pjesë e investimit të brandit personal të punonjësve është përditësimi me të rejat e fushës. Kompania e ka për qëllim parësor zhvillimin dhe kualifikimin e punonjësve për të qenë konkurrues në treg. 
  2. Mundësi për Networking. Përmes përfaqësimit të kompanisë në konferenca, panaire, apo evente të ndryshme, punonjësi do të ketë mundësinë të rrisë dhe rrjetin e tij të njohjeve dhe kontakteve që do t’i duhen për punën që po kryen, apo për të ardhmen. 
  3. Duke punuar me brandin e tyre personal, punonjësit do të njohin më mirë veten dhe kështu do të arrijnë më lehtësisht maksimizimin e potencialit të tyre. Duke njohur pikat e tyre të forta, talentet apo aftësitë e fshehura, punonjësit do mund të performojnë më mirë dhe të japin maksimumin. 
  4. Njohja si ekspertë dhe rritja e mundësive për oferta të reja dhe për rritje në karrierë. Qëllimi parësor i zhvillimit të brandit personal është njohja e personit si ekspert i fushës nga audienca e vet. Në këtë mënyrë krijon autoritetin profesional dhe dallon nga konkurrenca. 
  5. Profesionistët me brand personal të zhvilluar, kanë prirjen për të pasur dhe vetëbesim më të lartë, duke sjellë kështu dhe shëndet mendor më të mirë, marrëdhënie ndërpersonale më të mira, e si rrjedhojë një jetë më cilësore. 
  6. Kualifikimet, ekspertiza, përvoja dhe investimi mbi punonjësit me brand personal të zhvilluar, sigurisht përkthehet dhe në shpërblim monetar më të mirë. 

Si mund kompanitë të investojnë në brandin personal të punonjësve të tyre?

Së pari, duke i vënë në dispozicion mjetet e marketingut për të krijuar kontentin që përputhet me vlerat dhe mesazhin që duhet të përcillet. 

Së dyti, duke krijuar mundësi për networking dhe pjesëmarrje në aktivitete profesionale ku mund të përfaqësojnë kompaninë. 

Së treti duke u krijuar atyre mundësinë për të zhvilluar më shumë kualifikimet e veta. 

Marketingu më i mirë janë vetë njerëzit, nëse korporatat përqafojnë këtë mëndësi, atëherë kanë krijuar një investim afatgjatë. 

Ky artikull u shkrua nga Jori Vila, Marketere si dhe Themeluese dhe Drejtuese e Oz Marketing. 

Prej dy vitesh, Jori zhvillon për profesionistë të fushave të ndryshme trajnime për Zhvillimin e Brandit Personal. 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0