Kur bëhet fjalë për një kthim të detyrueshëm në zyrë, mund të ketë ardhur koha që punëdhënësit të pranojnë humbjen.
Vetëm në dy javët e fundit, disa nga kompanitë më të mëdha teknologjike në SHBA kanë shtyrë afatet e kthimit në zyrë pasi rastet e viruseve dhe shqetësimet për variantin Omicron e bëjnë të ardhmen të duket shumë e pasigurtë.
Hugh Langley nga Insider raporton se së pari ishte Google, i cili njoftoi punonjësit në Europë, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, se nuk do të duhej të fillonin të punonin me një orar hibrid duke filluar nga 10 janari.
Më pas, kompania mëmë e Facebook, Meta, u tha punonjësve se ndërsa do të rihapë plotësisht zyrat e saj në SHBA më 31 janar, ata do të kenë mundësinë të shtyjnë rikthimin në zyrë me tre deri në pesë muaj, sipas CNBC.
Ndërsa Bloomberg raporton se kompania Lyft tha të mërkurën se punonjësit e saj mund të vazhdojnë të punojnë nga shtëpia gjatë gjithë 2022-shit, duke shtyrë afatin me gati një vit.
Lexoni: 4 mënyra kreative si t’i ktheni punonjësit tuaj në zyrë
Njoftimet vijnë pas gati dy vitesh ndryshimi të vendimeve. Kompanitë e mëdha kanë ndryshuar herë pas here afatet e tyre të kthimit në zyrë, teksa rastet e infektimit me covid u rritën përsëri, dhe faktorë dytësorë si mbyllja e shkollave vështirësuan për prindërit mundësinë për të punuar nga zyra.
Këto vendime, duket se i kanë mërzitur punonjësit. Tek Google, disa punonjës kanë kërcënuar se do të largoheshin nëse u kërkohet të kthehen në zyrë, një punonjës tha për Insider se kolegët e tyre ishin zhvendosur dhe nuk kishin “ndërmend të ktheheshin”.
Një menaxher i Apple tha se kërkesat e rrepta të gjigantit të teknologjisë për të punuar në zyrë ishin një faktor kryesor që ai të linte punën e tij dhe të merrte një ulje page prej 50%.
Në fakt, një kontigjent i madh punonjësish citojnë se ndihen përgjithësisht më keq duke punuar në një zyrë. Sipas një sondazhi të gushtit nga firma softuerike BambooHR, 37% e punonjësve amerikanë po ndihen më keq në zyrë tani sesa në pikën e tyre më të ulët të pandemisë, duke përmendur mungesën e përfitimeve që çojnë në shpenzime më të larta, mungesën e bashkëpunimit personal dhe kulturën e ngecur të kompanisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.