Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn - Business Magazine Albania

Ervis Trupja, shqiptari që i bashkohet ekipit të LinkedIn


Ervis Trupja e filloi karrierën e tij si mësues i lëndës së matematikës ku kuptoi më mirë fuqinë e mësimdhënies efektive. Pas një viti mësimdhënieje profesionale, ai vendosi të sfidojë veten në industrinë e teknologjisë gjithnjë në zhvillim dhe ndryshim. Ai kurrë nuk ndaloi së mësuari aftësi të reja rreth programimit. Herët, ai filloi krijimin e aplikacioneve thjesht për argëtim. Ky pasion ka çuar në vendimin e tij për të punuar me orar të plotë në fushën e teknologjisë. Ai gjithashtu mban një diplomë Master në Inxhinieri Matematike dhe Informatike. Pasioni i tij për gjuhët e huaja e ka shtyrë të mësojë dhe të komunikojë në pesë gjuhë: shqip, anglisht, turqisht, italisht dhe gjermanisht. Krijimi i kurseve është mënyra më e mirë për të kombinuar urinë për njohuri rreth teknologjive të reja dhe pasionin për të mësuar.

Momentalisht ai ndodhet në Kaliforni (Carpinteria) në zyrat e LinkedIn Corporation (“LinkedIn”) për të nisur me kursin e tij të parë online. Për të mësuar më tepër në lidhje me këtë udhëtim BusinessMag ju sjell intervistën e mëposhtme.

BM: Ervis mund të na tregosh më shumë rreth prezantimit të kursit online të ideuar nga ty, në kompaninë LinkedIn Corporation?

E: LinkedIn Learning (ish Lynda.com) dhe kompania Pluralsight janë dy nga kompanitë nga të cilat kam mësuar shumë rreth programimit dhe teknologjive të ndryshme në përgjithësi. Para një viti aplikova tek këto kompani, por që natyrisht ngaqë numri i aplikimeve është i lartë dhe unë nuk kisha portofolio në lidhje me mësimdhënien online dhe nuk u pranova. Për të më ndihmuar në pranimin në këto platforma vendosa të krijoja një kanal në youtube ku do të krijoja kurse falas. Momentalisht kanali në YouTube (https://www.youtube.com/c/dotnethow) ka mbi 2600 ndjekës dhe mbi 270,000 shikime në total. Këto janë shifra të kënaqshme duke patur parasysh që videoja e parë është publikuar para afërsisht 1 viti. Duke, patur si portofolio kanalin në YouTube dhe më shumë eksperiencë si programues ri-aplikova tek të dyja kompanitë (Pluralsight & LinkedIn). Këtë herë, më kthyen përgjigje pozitive të dyja, fillimisht Pluralsight dhe më pas LinkedIn. Nga këtu filloi gjithçka.

BM: Si të lindi idea? Në çfarë konsiston ky projekt? Sa kohë të është dashur ta ideosh dhe punosh?

E: Fillimisht isha në kërkim të një burimi të ardhurash pasive dhe mendova se krijimi i kurseve do ishte një ide e mirë, meqenëse YouTube nuk e kam monetizuar si dhe të ardhurat nga reklamat janë të papërfillshme. Lexova disa artikuj si dhe pashë video të ndryshme nga autorë ekzistues dhe dukej qartë që ishin goxha të kënaqur si nga ana monetare ashtu edhe nga efekti pozitiv që kjo platformë kishte patur në karrierën e tyre.

Kursi që po publikoj momentalisht është rreth një ndër framework-ve më të përdorur për ndërtimin e aplikacioneve web i qujtuar ASP.NET MVC. Specifikisht “ASP.NET MVC Identity: Authentication and Authorization”. Zgjedhja e temës nuk kërkon shumë pasi të ndihmon edhe vetë stafi i LinkedIn. Krijimi i kurrikulës është pak më i vështirë, por duke patur informacion se cilat tema kërkohen më shumë edhe ky proces thjeshtohet. Asp.NET MVC është framework i ndërtuar nga Microsoft dhe meqenëse LinkedIn tashmë është blerë nga Microsoft, ato komunikojnë drejtpërdrejt me njëri tjetrin për të parë se cilat tema janë më të kërkuarat nga programuesit.

Më është dashur rreth 2 muaj krijimi i gjithë kursit, duke përfshirë scripted, kodi, takimet e herë pas hershme me menaxherin tim dhe çdo gjë tjetër. Mbetet për t’u bërë vetëm regjistrimi i kursit, prandaj edhe jam ftuar pranë studiove të LinkedIn për të bërë regjistrimin në mënyrë sa më profesionale.

BM: Ke punuar vetëm për kursin apo në ekip?

E: Për kursin kam punuar i vetëm, por kam qenë nën vëzhgimin e një menaxheri nga LinkedIn i cili kontrollonte scriptet, ideimin dhe ecurinë e kursit.

BM: Çfarë do të ndodhë pas prezantimit, nëse fiton?

E: Ky nuk është kompeticion. Unë kam kaluar nëpër disa faza kualifikimi, ku përfshihet edhe prezantimi i një teme të caktuar me një video 5-8 minutëshe. Këtë fazë e kam patur jo të vështirë, sepse isha tashmë pjesë e PluralSight që gjithashtu njihet botërisht për krijimin e kurseve online.

BM: Ke vënë re mungesën e kurseve të tilla online në Shqipëri?

E: Në Shqipëri ka shumë mungesa për shumë gjëra dhe një ndër to është edhe kurse programimi shqip. Dhe mendoj se për këtë ka 2 arsye kryesore:

  • krijimi i kurseve shqip për një krijues do të thotë audiencë e kufizuar, prandaj edhe kurset e mia në youtube janë në anglisht.
  • programimi është fushë që gjuha angleze është e domosdoshme, qoftë edhe në nivele bazike. Ndaj krijimi i kurseve online anglisht me një anglishte të thjeshtuar ndihmon edhe personat që flasin sadopak anglisht.

Kursi do të publikohet në platformën LinkedIn Learning (https://www.linkedin.com/learning/) dhe do të jetë i aksesueshëm nga çdo vend i botës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0