Epitech, institucioni më i madh francez i edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit, tashmë vjen edhe në Shqipëri.

Ku mund të formohen informaticienët e së ardhmes në Shqipëri?


Epitech, institucioni më i madh francez i edukimit në fushën e Teknologjisë së Informacionit, tashmë vjen edhe në Shqipëri.

Në të vërtetë, në vitin 1917, në Korçë, qytetin juglindor të Shqipërisë, është krijuar një lice francez. Deri në vitin 1939, ky lice ka formuar një pjesë të elitës shqiptare dhe ka kontribuar shumë në traditën e fortë frankofone të këtij vendi.

100 vjet më vonë, një tjetër shkollë franceze, me objektiv ekselencën, vendoset në Shqipëri.

Epitech, Universiteti i Inovacionit dhe Ekspertizës Informatike është krijuar në Francë (Paris). Ai tashmë numëron rreth 6,400 studentë në të gjithë Francën.

Në Shqipëri, ashtu si në vendet e tjera ku operon, Epitech ka një rol thelbësor për të luajtur në ekspertizën e nesërme në të gjitha fushat e teknologjisë së informacionit.

Në një botë në ndryshim të vazhdueshëm, ku vetëm njohuria nuk mjafton si garanci për sukses, një universitet si Epitech garanton sukses bazuar në një model të ri pedagogjik. 100% e studentëve Epitech janë nëpër kompani në përfundim të studimeve të tyre.

Më shumë se vetëm një mësim i thjeshtë,  Epitech sjell arsimimin e tij të qëndrueshëm që u mundëson studentëve të jenë udhëheqësit e revolucioneve teknologjike të së sotmes dhe të së nesërmes. Duke bashkëpunuar ngushtë me aktorët më të mëdhenj ekonomikë në sektor dhe me institucione prestigjioze të arsimit të lartë në të gjithë botën, Epitech ka fituar një reputacion të përsosur në mesin e shkollave të mëdha franceze.

Ky edukim i kërkuar nga kompanitë është i bazuar në një model të ri që fokusohet në tri cilësi gjithnjë e më të kërkuara: përshtatshmëria, vetëzhvillimi, kuptimi i projektit.

Sektori dixhital është një potencial në rritje në rajonin e Ballkanit. Në Shqipëri, në tërësi, studimet në degën e informatikës të ofruara nga universitet kanë mbetur në nivel teorik akademik dhe jo mjaftueshëm në përputhje me kërkesat e tregut. Me pedagogjinë me bazë projekti të zhvilluar nga Epitech, studenti përfshihet në zemër të problematikave të vërteta të kompanive.

Për këtë, Epitech ndërton në të përditshmen e tij, situata me të cilat përballen studentët, shpesh në grupe pune. Studentët duhet t’i zgjidhin ato duke përzgjedhur njohuritë dhe aftësitë e duhura, duke u nisur nga burimet që kanë në dispozicion, ashtu siç do silleshin në një kompani të vërtetë. Realizimi i këtyre projekteve kërkon aftësi, metodologji pune, kompetenca humane dhe teknike, kapacitet inovimi dhe krijimi. Duke qenë aktor i edukimit të tij, aktiv në fitimin e kompetencave, studenti transformohet në një profesionist të aftë për t’iu përgjigjur pritshmërive të kompanive.

Periudha më e veçantë e programit Epitech, “Pishina”, është një kalim i detyrueshëm për të gjithë studentët e rinj. Gjatë 4 javëve të para, ritmi i punës është intensiv për të shënuar fillimin e studimeve të larta. Investim personal, shkëmbime dhe bashkëpunim janë pikënisjet e një bote të re të të mësuarit: detyra për t’u dorëzuar çdo ditë në orë fikse, seanca të punëve praktike me mbikqyrës, kontrolle të vazhdueshme.

Objektivi është që gjithsecili të fitojë bazat e menjëhershme të nevojshme. Ata të cilët kanë programuar më përpara, mësojnë reflekset e duhura duke ndihmuar të rinjtë e ardhur për të arritur të njëjtin nivel.

Ndërmjet vitit të 1-rë dhe të 2-të, studentët kanë mundësinë të vlerësojnë formimin e tyre falë një stazhi 4-6 muaj. Kjo eksperiencë e parë profesionale shënon dhe hyrjen e tyre në tregun e punës, gjë e cila përfshin një nga objektivat të pedagogjisë Epitech, të dish si të sillesh në një kompani.

Në përfundim të vitit të 3-të, të gjithë studentët bëhen pjesë e një projekti inovativ, “EPITECH Innovative Project” (EIP), i cili shtrihet në dy vite dhe punohet në grupe. Ndër të tjera, në vitin e tretë orari i studimeve është ndërtuar në mënyrë të tillë që t’i lejojë studentët të punojnë dy ditë në javë  në kompani. Ky ritëm i alternuar i mundëson studentit të ketë një post në kompani dhe të futet në tregun professional, duke qenë njëkohësisht i paguar. Në përfundim të vitit të 3-të, studentët marrin një diplomë Epitech Bachelor në Teknologji Informacioni.

Në vitin e 5-të, studentët mund të aplikojnë për një diplomë të dyfishtë Master Administrim Biznesi pranë “l’Institut supérieur de gestion ISG”, si plotësuese e diplomës Epitech. Në përfundim të vitit të pestë, studenti Epitech përfiton Master “Ekspert teknologjie i nivelit të parë Epitech”, i aprovuar nga shteti francez.

Epitech Albania pranon regjistrimet për studentët e saj vetëm pas përfundimit të matures. Kanditatët do të seleksionohen mbi bazën e intervistës motivuese, testit të anglishtes dhe testit logjik. Të gjithë të apasionuarit mbas informatikës, janë të mirëpritur.

Vitin e parë Epitech Albania do të vendoset tek Tirana Business Park, pranë Aeroportit të Rinasit, Tiranë. Vitin e ardhshëm, do të ketë kampusin e saj i cili do të jetë një residencë universitare për të mirëpritur në kushtet më të mira studentë nga Shqipëria dhe ndërkombëtar, të cilët dëshirojnë të jenë aktorë të rëndësishëm të revolucionit teknologjik.

Epitech është pjesë e grupit të edukimit IONIS , grupi i parë i arsimit të lartë privat në Francë. Si pjesë e një politike aktive të ndërkombëtarizimit të tij, grupi IONIS ka hapur këtë vit degë në Barcelonë, Berlin, Bruksel tashmë dhe në Tiranë.

Për më tepër informacion, vizitoni faqen web: www.epitech.al

Epitech

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0