Energjia solare, disa herë më e lirë se ajo hidrike - Business Magazine Albania

Energjia solare, disa herë më e lirë se ajo hidrike

Energjia solare

Energjia është kryefjala e këtyre ditëve, jo vetëm për Ballkanin, por për mbarë tregun botëror. Kostot e rritura disa herë, pas pandemisë dhe së fundi edhe me nisjen e luftës në Ukrainë, kanë bërë që të jemi një prag pranë krizës energjitike. Alternativat, të cilat kanë qenë afër nesh, tani marrin më shumë vëmendje. Ne kemi zhvilluar një intervistë me drejtuesin e kompanisë ndërkombëtare tashmë me bazë në Kosovë, “Elen”, kompani që falë investimeve përmes paneleve diellorë mundëson sigurimin e energjisë me një kosto disa herë më të ulët se çmimi (edhe i mëparshëm) i energjisë elektrike. Lulzim Syla, është një prej tre menaxherëve të kompanisë që trashëgon në brezin e tretë të familjes.

Lulzim si është shtrirë Elen në të gjithë rajonin e Ballkanit, edhe në tregun gjerman?

Kompania jonë është biznes familjar. Ne jemi gjenerata e dytë me tri partnerë menaxhues. Merremi me sisteme solare. Para sistemeve solare jemi marrë me furnizime dhe instalime elektrike. Pra, prej 30 vitesh jemi marrë me sistemet elektroenergjetike përfshirë edhe energjinë solare.

Jemi aktivë pothuajse në të gjithë tregun e Ballkanit: Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mali i Zi dhe vitet e fundit edhe në Gjermani me një zyrë operative, kryesisht për shitjen e produkteve që ne i quajmë “Kit-e Solare”, apo produkte të gatshme për instalim. Ndërsa përsa i përket tregut të Ballkanit, jemi aktivë edhe me ekipe dhe projekte dhe strategjia jonë përkon me zgjerimin e kapaciteteve në tregun e Ballkanit. Deri tani kemi realizuar mbi 300 projekte të përmasave nga më të voglat deri tek më të mëdhatë (nga kW deri në disa megavat) të realizuara kryesisht tek bizneset e mëdha, industri, familje dhe fermerë kur ka pasur raste të mbështetjes së tyre. Kemi një portofol mjaft të mirë përsa i përket cilësisë së realizimit të projekteve.

Së fundi, janë rritur kërkesat edhe për sistemin në tokë, pasi legjislacioni edhe në tregun e Kosovës, Maqedonisë dhe Shqipërisë ua mundëson bizneseve të investojnë në sisteme solare fotovoltaike, ndaj kërkesa është në rritje. Bizneset janë të interesuara të kursejnë energjinë elektrike përmes sistemeve diellore.

Si jeni pozicionuar në tregun rajonal, ndërsa keni 30 vite jetë në treg?

Pa modesti, jemi lider në fushën e energjisë solare, pasi ndryshe nga konkurenca ne kemi një background në fushën e energjitikës për 30 vite me radhë, dhe fusha e energjisë solare ka qenë më e lehtë për ne të fokusohemi. Për shkak të përvojës, ne kemi arritur të dalim shumë më lehtë me zgjidhje konkrete. Përveç sistemeve solare ne ofrojmë edhe “Energy Storage” – sisteme për ruajtje të energjisë elektrike. Pra, në rastet të veçanta kur ato kanë kërkesa specifike ruajtje, ne ofrojmë paketë krahas efiçiencës së energjisë edhe ruajtjen e energjisë.

Besojmë se kjo është më e rëndësishme tek kompanitë e teknologjisë informatike, të cilave u duhet të ruajnë të dhënat e tyre, por edhe të kompanive kliente?!

Po, është shumë e rëndësishme për teknologjinë e informacionit, në fushën e mjekësisë, farmaceutikës, etj.

Përsa u përket sistemeve fotovoltaike, jemi pionier, por edhe lider në tregun e energjisë diellore, pasi për vite të tëra kemi bërë përpjekje, kemi lobuar, bashkëpunuar që të shtyjmë përpara procese, legjislacione në mbështetje të familjeve të interesuara për energjinë solare. Pasi kjo ka rezultuar me kthimin më të mirë të investimeve.

Aktualisht ku synoni të zgjeroheni më së shumti?

Fokusi ynë në vitet në vijim do të jetë Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Shqipëria në drejtim të implementimit të projekteve fotovoltaike në biznese duke shfrytëzuar çatitë e bizneseve me qëllim uljen e kostos së energjisë, veçanërisht në ditët e sotme kur çmimi i energjisë ka arritur shifra marramendëse për shkak të krizës. 

Krahas kësaj, kërkesa edhe për sistemet solare në tokë është në rritje pasi qeveritë e rajonit u mundësojnë bizneseve të implementojnë kapacitete të vogla dhe të mesme, kur flas për kapacitete të vogla ato janë nga 5-10MW. Mbi 10MW konsiderohen projekte të mëdha dhe që fatmirësisht edhe tregu i Kosovës, Shqipërisë dhe ai i Maqedonisë së Veriut ka një kërkesë që në total ndoshta i kalon mbi  1GigaWatt, kërkesë që kompanitë private kanë dorëzuar për të miratuar. Ne synojmë këtë segment, pasi numri i çative nuk është i pakufishëm, tregu mund të ngopet në vitet në vazhdim ndaj synimi ynë afatgjatë është të fokusohemi edhe tek projektet në tokë. Kompania jonë është ndër të vetmet në rajon që ka çertifikatën TÜV nga ekipe të inxhinierëve për të realizuar projektet nga ideimi deri në çelësa në dorë. Kjo na bën më të përgatitur dhe më të sigurtë në implementim të projekteve megavat-ëshe pasi janë sfiduese, por ekipi ynë na e mundëson këtë.

Përsa i përket tregut ndërkombëtar, tregut të Gjermanisë synojmë që përmes zyrës tonë atje klientët tanë instalues të sistemeve solare, t’i furnizojmë me sisteme apo me produkte të paneleve solare, inverterave etj. Për këtë treg ne kemi dizenjuar një produkt të veçantë të quajtur “Kit Solar”, i cili i ka të gjitha në një vend dhe është i gatshëm për instalim, nga instaluesit në Hollandë, Gjermani, Zvicër, pra ai merr të gjithë paketën. Kemi vlerësuar se ulet kostoja e stafit të punëtorëve nëse një instalues e ka të gatshme paketën e pajisjeve për instalimin e sistemit diellor 3-20 Kilovat. Kjo është vlera jonë e veçantë që na bën të dallojmë prej tregut ndërkombëtar, pasi e kemi një kompani të tillë. Ne kemi synuar krahas uljes së kostos për implementim, edhe në uljen e kostos për resurse humane.

Prej sa kohësh jeni në tregun gjerman?

Atje jemi prej vitit 2015. Kemi patur ide fillimisht të angazhohemi edhe në implementimin e projekteve, por për shkak të kërkesave të shumta në rajonin e Ballkanit ne e kemi shtyrë këtë projekt, duke u foksuar vetëm në shitje. Planet janë që në momentin e duhur të jemi edhe atje në instalimin e sistemeve solare.

Shqipëria si ju ka pritur, ku keni punuar më shumë?

Në Shqipëri jemi pritur shumë mirë. Ka një interes në rritje. Ne e kemi nisur me BolvOil, kemi punuar tek Latitude, Tobaco Group, Doni Fruits dhe plot kompani të tjera që janë ndarë të kënaqur me cilësinë e shërbimeve tona, ndaj mendojmë të zhvillojmë edhe më tej punën në tregun e Shqipërisë. Shpresojmë që edhe institucionet vendore të mbështesin investimet private në këtë drejtim nisur nga kriza e energjisë elektrike.

A keni ngritur një zyrë në Shqipëri?

Ne kemi përfaqësi të kompanisë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë. Në Tiranë kemi një zyrë, por me shërbimet tona jemi të shtrirë në të gjithë Shqipërinë.

Sa kohë kërkon një investim?

Nga kontaktet e para në biznes deri në nënshkrimin e kontratës bëhet një analizë e nevojave dhe analiza financiare. Nga momenti i vendimit të klientit investimi realizohet mes dy javë deri në 3 muaj në varësi edhe të madhësisë së investimit. Ne synojmë shpesh të konsultojmë edhe klientët për institucionet financiare me interesa më të dobishme për ta.

Lexo: A mund të lulëzojë bota me 100% energji të ripërtëritshme?

Si është interesi nga familjet, krahasuar me sipërmarrjet?

Deri tani ka një interes më të ulët nga familjet pasi kthimi i investimeve të tyre është më i ulët. Tek familjet nevojitet të ketë politika mbështetëse, si përjashtimi i tyre nga TVSH, apo edhe mbështetje me një subvencion të vogël 10-20% në mënyrë që të mund të nxitet interesi për investime. Kjo do të ulte edhe konsumin e energjisë elektrike.

Cilat janë kostot e konsumit të energjisë solare, krahasuar me atë të burimeve hidrike (energjia elektrike aktuale në rrjet) nga një konsumator mesatar?

Nëse çatia është e mjaftueshme që lejon instalimin e mjaftueshëm, ne si kompani mundësojmë të kursejmë 80-90% të energjisë. Nëse tepricën e energjisë do të mund ta pranonte rrjeti, kursimi do të shkonte deri në 95%.

Cilat janë produktet tuaja? Pajisjet e sistemit solar?

Ne dallojmë në treg për jetëgjatësinë dhe kohën e gjatë të garancisë së pajisjeve. Ofrojmë panelin solar me 30 vite jetëgjatësi dhe 15 vite garanci. Kjo na dallon edhe në efiçiencën e panelit solar me mbi 21% efiçiencë, që e bën që produkti përveçse jep energji gjatë gjithë vitit degradimin e ka më të vogël. Kjo e bën me interes përzgjedhjen e panelit tonë krahasuar me panele konvencionale. Paneli ynë bazohet në teknologjinë metal break throw, pra ka një pllakë elektronike brenda që rrit efiçiencën e thithjes së energjisë dhe kjo bën që paneli ynë të jetë më efikas dhe efiçient në terma afatgjatë.

Teknologjia MWT është teknologji hollandeze që prodhohet në Kinë. Ne kemi testuar me 10-ra produkte të tjera, por prej 5 vitesh po punojmë me këtë teknologji.

Kontakt: info@elen-ks.com, Tel: 0695686877

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0