Në këtë kontekst, diplomati sllovak dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kartës së Energjisë, Urban Rusnák u takuan me ministrin dhe zëvendës-ministren shqiptare të infrastrukturës dhe energjisë, Damian Gjiknuri dhe Dorina Cinari, zëvendësministrin e Jashtëm Etjen Xhafaj, Prokuroren e Përgjithshme Alma Hicka, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë për Burimet Natyrore, Adrian Bylyku dhe Entela Cipa, përgjegjëse për Efiçiencën e Energjisë.
Pala shqiptare i dha një rëndësi të veçantë lidhjeve ndërkufitare, formimit dhe mbështetjes së një tregu funksional energjitik dhe zhvillimit të Burimeve të Energjisë së Rinovueshme.
Lexoni: Sfidat e komercializimit për klientët fundorë të energjisë
Është vënë re se ekonomia shqiptare ka regjistruar një rritje prej 4.45% në tremujorin e parë të këtij viti, mbështetur kryesisht nga sektori i energjisë dhe në veçanti nga prodhimi i energjisë elektrike nga operimi i infrastrukturës hidroelektrike. Shifra prej 4.45% është shënuar ndërkohë kur institucionet financiare ndërkombëtare kanë paralajmëruar për shenja të ngadalësimit të ekonomisë shqiptare dhe një rënie të PBB pas një rritje 9-vjeçare.
Konferenca e Kartës së Energjisë – një nismë ndërqeveritare – është organi që udhëzon dhe merr vendime për të zhvilluar dhe ruajtur Kartën e Energjisë pas nënshkrimit të Traktatit të Kartës së Energjisë në vitin 1994. Ky Traktat krijon një kuadër për bashkëpunim midis vendeve brenda dhe jashtë BE-së për nxitjen e bashkëpunimit afatgjatë energjetik, duke u bazuar në parimet e përcaktuara në Kartën Europiane të Energjisë.
Dispozitat më të rëndësishme të Traktatit kanë të bëjnë me mbrojtjen e investimeve, tregtimin e materialeve dhe produkteve të energjisë, zgjidhjen e çdo mosmarrëveshjeje, duke qartësuar kuadrin për funksionimin e konkurrencës, pronësisë dhe sovranitetit, regjimin e taksave dhe mbrojtjen e mjedisit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto