Dritan Mezini është sipërmarrës, themelues (CEO) i “DM Consulting Services” në Shqipëri dhe Kosovë, bashkë-themelues i portalit online të punës dhe karrierës duapune.com. Dritan është një anëtar aktiv i disa shoqatave profesionale dhe të biznesit.
Me një përvojë të pasur mbi 25 vjet, Z. Dritan Mezini sjell ekspertizë të jashtëzakonshme në fushën e sipërmarrjes, të transformimit dixhital, të menaxhimit të projekteve, karrierës, Burimeve Njerëzore, si dhe në menaxhim/lidership. Ai është një ekspert i përfshirë gjatë në nisma biznesi komplekse, sfiduese dhe të shtrira si në sektorin privat ashtu dhe në atë publik.
Çfarë do të mësojmë nga kjo intervistë:
Diskutimi për temën: “SPORTI dhe SIPËRMARRËSIA”.
Cili është faktori / zakoni më i madh që i ka ndihmuar të jete i suksesshëm?
Çfarë gabimesh ka bërë gjatë rrugës?
Cili ishte vendimi më i vështirë që ka pasur për të marrë?
Rëndësia e dhënies së maksimumit.
Rritja.
Këmbëngulja.
Gabimet.
Vendimet e vështira.
Sporti masiv.
Përdorimin e TI në biznes dhe edukim.
Të qenurit më konkurrues e bashkëpunues.
Rëndësia e kulturës për punë vullnetare –vullnetarizmi.
Rrjetizimi.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.