Emigracioni, Rama: fenomen normal

Emigracioni, Rama: fenomen normal


Nivelin e emigracionit, kryeministri Edi Rama e quan normal dhe një fenomen historik. Në konferencën e organizuar nga Instituti Shqiptar i Statistikave mbi emigracionin Rama tha se gjatë fjalës së tij se nuk ka asgjë të jashtëzakonshme në emigrimin e shqiptarëve, duke krahasuar shifrat e ikjes së të rinjve, me ato të Koracisë apo vendeve të tjera.

“Nga Kroacia, vend i Bashkimit Europian janë larguar 50 mijë persona në vitin 2017, ndërsa nga Shqipëria numri i të ikurve është rreth 40 mijë”, tha kryeministri Rama në fjalën e tij.

Duke qenë se Shqipëria nuk është pjesë e tregut europian të punës, siç janë vende të tjera të BE-së, sipas kreministrit, “kjo të jep idenë se vetëm shqiptarët apo banorët e vendeve të tjera të rajonit largohen dhe lëvizin drejt rajoneve më të pasura e të zhvilluara. Mirëpo kjo është larg të së vërtetës”. Sipas tij, “Emigracioni është një fenomen historik mbi të cilin ka shumë për të analizuar, studiuar, reflektuar dhe mbi të gjitha i cili nuk përbën asgjë të veçantë për Shqipërinë në një fazë historike që ka përcaktuar lëvizjen e lirë si një risi dhe domosdoshmëri të munguar për shumë vite për shqiptarët”.

Duke pranuar se, jeta më e mirë mbetet sot një arsye e emigrimit, Rama tha se të rinjtë emigrojnë masivisht edhe nga vende të tjera. “Edhe polakët, kroatët, sidomos të rinjtë, largohen. 90% e të ikurve nga Kroacia janë të rinj”, sipas tij.

Rama iu referua tha se vitin e kaluar emigracioni ra 20% krahasuar me katër vite më parë. Sipas tij, Shqipëria nuk renditet më mes vendeve kryesore azilkërkuese.

Drejtoriesha e INSTAT-it,  Delina Ibrahimaj, theksoi se arsyet për largimin nga vendi, së fundi, kanë të bëjnë me punësimin, arsimimin apo rritjen e standardeve të jetesës. Një tjetër faktor, i cili ka ndikuar në këtë balancë është dhe rritja ekonomike e disa vendeve në BE, ku normat e ulta të papunësisë krijojnë gjithnjë e më shumë kërkesë për forca pune dhe kjo është arsye tipike pse shumë shqiptarë kërkojnë të emigrojnë drejt Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Belgjikës.

“Arsimimi jashtë Shqipërisë është një tjetër faktor që ka ndikuar në emigracion, ku sipas shifrave të fundit, janë rreth 25 mijë shqiptarë që studiojnë jashtë vendit”, vëren drejtoresha e INSTAT.

Por, ajo theksoi se vendi po përballet me dukurinë e rikthimit të emigrantëve. Sipas të dhënave të INSTAT, rezulton që në Shqipëri, mesatarisht në vit, kthehen 25 mijë emigrantë nga vende të ndryshme.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0