EMA rishikon efikasitetin e vaksinës ruse Sputnik V - Business Magazine Albania

EMA rishikon efikasitetin e vaksinës ruse Sputnik V

Komiteti i barnave në Agjencinë Europiane për medikamentet ka nisur të rishikojë efikasitetin e vaksinës Sputnik V, një vaksinë për COVID-19 e zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Epidemiologjisë dhe Mikrobiologjisë Gamaleya të Rusisë. Vendimi i EMA për të filluar rishikimin bazohet në rezultatet e studimeve laboratorike dhe studimeve klinike tek të rriturit. Këto studime tregojnë se Sputnik V shkakton prodhimin e antitrupave dhe qelizave imune që synojnë koronavirusin SARS-CoV-2 dhe mund të ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19.

EMA do të vlerësojë të dhënat ndërsa ato bëhen të disponohen për të vendosur nëse vaksina mund të përdoret në Europë ose jo. Në faqen zyrtaret agjencisë thuhet se EMA do të vlerësojë efikasitetin e Sputnik V me standardet e zakonshme të BE-së për efektivitetin, sigurinë dhe cilësinë. Ndërkaq ende nuk është parashikuar afati kohor se deri kur do të vijojë procesi për të përfunduar rishikimin e vaksinës. EMA ka deklaruar më se do të komunikojë më tej kur të jetë dorëzuar aplikimi për autorizimin e marketingut për vaksinën.

LEXO: Pse Shqipëria refuzoi vaksinën “Sputnik V”

Si funksionon vaksina?

Sputnik V funksionon duke përgatitur trupin për t’u mbrojtur nga infeksioni me virusin SARS-CoV-2. Ky virus përdor proteina në sipërfaqen e tij të jashtme, të quajtura proteina spike, për të hyrë në qelizat e trupit dhe për të shkaktuar COVID-19. Sputnik V përbëhet nga dy viruse të ndryshme që i përkasin familjes adenovirus, Ad26 dhe Ad5. Këto adenovirusë janë modifikuar për të përmbajtur gjenin për krijimin e proteinave spike të SARS-CoV-2. Ato nuk mund të riprodhohen në trup dhe nuk shkaktojnë sëmundje. Të dy adenoviruset jepen veçmas: Ad26 përdoret në dozën e parë dhe Ad5 përdoret në të dytën për të rritur efektin e vaksinës. Pasi të jetë dhënë, vaksina sjell gjenin SARS-CoV-2 në qelizat në trup. Qelizat do të përdorin gjenin për të prodhuar proteinën spike dhe kështu sistemi imunitar i personit do ta trajtojë këtë proteinë spike si të huaj dhe do të prodhojë mbrojtje natyrore, antitrupa dhe qeliza T, kundër kësaj proteine.

Nëse, më vonë, personi i vaksinuar bie në kontakt me SARS-CoV-2, sistemi imunitar do të njohë proteinën spike në virus dhe do të jetë i përgatitur për ta sulmuar atë. Antitrupat dhe qelizat T mund të punojnë së bashku për të vrarë virusin, për të parandaluar hyrjen në qelizat e trupit dhe shkatërrimi i qelizave të infektuara, duke ndihmuar kështu në mbrojtjen nga COVID-19.

EMA

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Nuk ka rëndësi se sa ngadalë ecën, sa kohë që nuk ndalesh.”
— Konfuci
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0