Pse Shqipëria refuzoi vaksinën “Sputnik V” - Business Magazine Albania

Pse Shqipëria refuzoi vaksinën “Sputnik V”

Sputnik V

Shkruar nga Armela Toska

Pandemia globale Covid-19 përveç vuajtjeve dhe krizës së sistemeve shëndetësore krijoi dhe aleanca e “armiq” të rinj në arenën ndërkombëtare. Gara për të gjetur vaksinën e duhur kishte filluar që pa u përhapur pandemia dhe vazhdon të konkurrojë vendet në mbarë botën dhe kompanitë e institutet e kërkimit shkencor.

Kombet e Ballkanit janë përpjekur të marrin akses në vaksinat COVID-19 nga shumë kompani dhe programe, por shumica e kombeve në periferinë juglindore të Evropës janë ende duke pritur që vaksinat e tyre të para të mbërrijnë, pa ndonjë afat të caktuar për fillimin e grupeve të tyre të inokulimit kombëtar. Ndonëse Shqipëria ka marrë dozën e parë të vaksinave ende nuk është e qartë kur ajo mund të marrë pjesën tjetër dhe nga cilat kompani. Kryeministri shqiptar ka udhëtuar në SHBA për tu takuar me përfaqësuesit e kompanive të vaksinave. E paqartë mbetet edhe nëse këto takime dhanë ndonjë rezultat konkret, përveç “hapjes se kanalit te komunikimit” me Pfitzer-in. Kryeministri shqiptar nuk tregoi nëse siguroi vaksina prej tyre, sa vaksina, me cilin çmim dhe me cilin afat dorëzimi.

Doza e parë u dha nga një vend bujar dhe i panjohur që edhe mund të mos jetë aq dashamirës sa mund të duket sepse vende të ndryshme kanë qëllime të ndryshme. Mungesa e dukshme e solidaritetit perëndimor mes pandemisë po shfrytëzohet nga politikanët lokal pro-rus për të portretizuar BE-në vetëm të orientuar drejt fitimit. Rusia dhe Kina, ndërkohë, po garojnë për ndikim politik dhe ekonomik. Rusia i ka ofruar qeverisë shqiptare mundësinë për të blerë vaksinën e saj kundër COVID-19. Ambasada ruse në Tiranë i është drejtuar shefit të zyrës së komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, duke shprehur gatishmërinë e Rusisë për të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Por për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19, Shqipëria është bërë pjesë e instrumentit COVAX përmes të cilit synon vaksinimin e 20% të popullsisë. Dhe COVAX nuk ka një kontratë me shtetin rus për vaksinën Sputnik. Por kryeministri është shprehur se Europa nuk po tregohet solidare dhe se Ballkani Perëndimor është lënë në mëshirë të fatit. Kur është nevojë kaq e madhe për një vaksinë dhe kur BE ka lënë në harresë shtete si Shqipëria, pse e refuzoi qeveria shqiptare vaksinën Sputnik një vaksinë që mbi 50 shtete e kanë porositur si Serbia, Meksika, Brazili, Argjentina etj?

Lexo: Pfizer ul prodhimin dhe shpërndarjen përkohësisht. Do të ndërhyjë në rritjen e kapacitetit të prodhimit

Mbi të gjitha në një konferencë për mediat, Kryeministri shqiptar e quajti ofertën e bërë nga Ambasada Ruse në Tiranë, si “provokim qesharak”. Mund të jetë një provokim qesharak sepse Rajoni i Ballkanit nuk mund të mos përfshihej në skemat e influencave gjeopolitike dhe vaksina nuk mund të mos përdorej si mjeti kryesor për të rritur forcën ndërkombëtare sidomos në raste emergjence si tani. Akoma më e çuditshme fakti që Vaksina sputnik V që do jepet si ofertë për shqiptarët nuk përdoret nga vetë rusët edhe kur janë të sëmurë.

I tillë është dhe rasti që bëri bujë në mediat shqiptare, ku u përfol për një infektim në masë në radhët e ambasadës ruse në Tiranë, duke u publikuar emra konkretë të diplomatëve rusë të infektuar, si Aleksey Krivosheev dhe Boris Markov, situatë për të cilën, ambasada ruse në Tiranë, jo vetëm që nuk doli në ndonjë njoftim zyrtar për mbylljen e pjesshme apo kufizime të pritjeve të qytetarëve shqiptarë, por duke fshehur përhapjen e Covid19 në radhët e saj, ka vënë në rrezik serioz jetët e qytetarëve shqiptarë. Nga njëra anë ambasada ruse, ofron ndihmën e saj “bujare” për Shqipërinë, ndërsa nga ana tjetër e ka të pamundur të kurojë madje dhe stafin e saj diplomatik. Ka shumë pyetje të cilat ngrenë dyshime. A i kanë respektuar diplomatët rusë masat e vetë izolimit, për mos përhapjen e Covid? A kanë lëvizur lirshëm këta diplomatë? Pse nuk del ambasada ruse në deklaratë zyrtare për rastet në fjalë?

Sipas raporteve të Bloomberg, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia ka filluar vaksinimin e popullsisë por Putini, duke qenë kreu i shtetit, nuk mund të marrë pjesë në vaksinimin si vullnetar.  Udhëheqësi 68-vjeçar bie nën kategorinë më të lartë të rrezikut për shkak të moshës së tij, thuhet më tej në raport.

Një gjë tjetër më e çuditshme është se para ardhjes së dozave të para në Shqipëri, ambasada ruse publikoi një mesazh në mediat sociale se Moska ishte gati të furnizonte menjëherë Shqipërinë me vaksinën Sputnik V, megjithëse kjo dozë nuk është e certifikuar në BE. Por kryeministri e mohoi kategorikisht dhe kërkoi falje nga ambasada ruse për këtë gabim të vogël.

Nuk është çudi nëse disa shtete ndjekin thirrjen e tubuesve rus. Kur mijëra njerëz në të gjithë Bashkimin Evropian filluan të ngrinin mëngët muajin e kaluar për të bërë një vaksinim kundër koronavirusit, Ballkani u la pas, duke u ndjerë i izoluar dhe i braktisur.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0